• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 20 Gusht, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Standardet e dyfishta për shqiptarët në Malin e Zi

20 Gusht, 2026
in Lajme, Headline
Zgjedhja e drejtorëve në shkollat në gjuhën shqipe, me ndikime politike dhe larg meritokracisë
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ali Salaj
Gjykatat në Malin e Zi vazhdojnë që në formë të përshpejtuar dhe të prerë ti dënojnë shqiptarët për përdorimin e simboleve kombëtare. Edhe në festat, koncertet apo në manifestimet e ndryshme shqiptarët dënohen për këto veprime, siç është rasti i fundit, ku dy të rinj në Plavë (Drilon Dedushaj dhe Vatra Balidemaj) u gjobitën për valëvitjen e flamurit “Autochthonous”. Është shumë interesante se gjykata i gjobiti në të njëjtën mbrëmje, pa pritur të zbardhë dita, gjatë mbajtjes së koncertit në Guci, duke i akuzuar për nxitje dhe provokim. Kështu vitin e kaluar u dënua me dhjetë ditë burg dhe një vit ndalim hyrjeje në Mal të Zi 22- vjeçari nga Kosova pasi shkroj një grafit me mbishkrimin UÇK në Herceg Novi.

Në Mal të Zi janë shënuar raste kur sportistët nga Kosova janë skualifikuar nga garat pasi kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar, gjest ky që u konsiderua si provokim nga organizatorët vendas. Kërcyesi nga Gjakova, Shkëlzen Goqi, u skualifikua nga gara tradicionale e kërcimeve në lumin Moraça në Podgoricë pasi bëri simbolin e shqiponjës gjatë kërcimit, kurse pingpongisti i ri nga Ferizaji, Rejan Krasniqi, u skualifikua nga turneu ndërkombëtar “Podgorica Open”, pasi festoi në të njëjtën mënyrë fitoren e tij në finale. Ky rregull është bërë normë në Malin e Zi, ndonëse për  shqiptarët simboli i shqiponjës duket thjesht si identitet kombëtar dhe jo si mjet provokimi. Ndërkohë sjelljet dhe shfaqjet nacionaliste serbe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi janë shndërruar në një normalitetku shtetit dhe gjykatës malazeze nuk i bëjnë as përshtypjen më të vogël. Shqiptarët po rritenme grafitet dhe brohoritjet “Vdekje shqiptarëve” nëpër qytetet dhe stadiumet e Malit të Zi. Grafitet me përmbajtje fyese dhe parulla shovenistesi: “Kosova është Serbi”, “Kur ushtria në Kosovë të kthehet” etj., vazhdojnë të ushqejnë dhe thellojnë mosdurimin ndëretnik deri në armiqësi të hapur ndaj shqiptarëve. Gjuha e urrejtjes është e pranishme edhe në rrjetet sociale dhe media, kurse ky mentalitet primitiv është shfaqur edhe gjatë manifestimeve kinematografike, ku në mes të Podgoricës u ndërpre filmi i regjisorit të njohur nga Kosova, Isa Qosja, vetëm për gjuhën që flitet në të. Për të gjitha këto veprime prokuroria dhe gjyqësia malazeze e bëri veshin shurdh ose i trajtuan si “trazira të thjeshta publike”. Në anën tjetër, standardin e dyfishtë po e tregon policia dhe  prokuroria e Malit të Zi, ku edhe një vit pasheqjes së monumentit të paligjshëm të komandantit çetnik, Pavle Gjurishiq, në Beran, nuk e dinë se ku ndodhet ky monument prej bronzi, dy metra i lartë dhe me peshë disa qindra kilogramë, i cili është objekt i një vepre penale,edhepse sipas të dhënave jozyrtare dihet se e kanë strehuar në objektet e Kishës Ortodokse Serbe.

Në këtë kuadër, partitë politike shqiptare në koalicionin qeverisës në vazhdimësi kanë heshtur për këto çështje. Ata siç duket e kanë humbur rrugën e vet si pasojë e joshjes me pushtetin. Zëvëndëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, mburret me rekordin e mbylljes së kapitujve në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërkohë që në këtë agjendë evropiane, shqiptarët si pakicë autoktone, janë më të cenuar se në fillimin e pluralizmit në Malin e Zi.

Absurdi më i madh qëndron tek Ministria për të Drejta e Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi me ministrin Fatmir Gjeka, i cili nuk u mor seriozisht dhe  nuk i trajtoi këto sjellje të gjyqësorit dhe policisë së Malit të Zi. Kjo ministri që mbron të drejtat e pakicave kombëtare, zbaton ligjet për mbrojtjen e identitetitdhe nxit integrimin shoqëror  pa diskriminim, nuk reagoi ndaj defekteve të rendit shtetëror në raport me pakicën autoktone shqiptare. Përkundrazi, me financimin pa kriter dhe që në disa raste janë në konflikt të interesit, shkakton mangësi me pasoja të theksuara në organizimin kulturor, arsimor dhe historik të shqiptarëve në Malin e Zi. Financimi dhe mbështetja e  rregullt e manifestimit “Diaspora në vendlindje”në Anë të Malit, me mërgimtarin kontravers Naser Nika, e ka devijuar idenë bazë për organizimin e këtij manifestimi. Derisa në fillim aktiviteti kishte për qëllim nxitjen e investimeve në vendlindje, duke kërkuar siguri ligjore të institucioneve, ai sot është shndërruar në një ngjarje folklorike të gërshetuar me tallava, duke nxitur mundësitë korruptive.

Për herë të parë në manifestimin “Diaspora në vendlindje” në Anë të Malit, iu dha hapësirë në mënyrë të përçudshme “Botës Serbe”, ku sipas mediave të ndryshme,“ në këtë manifestim mori pjesë Daka Davidoviq, ish-ministër i Tregtisë dhe bashkëpunëtor i udhëheqjes serbe të Bosnjës gjatë kohës së luftës”. Lidhjet e Davidoviqit me Radovan Karaxhiçin u dokumentuan gjithashtu para Tribunalit të Hagës, i cili gjatë luftës punoi në dobi të ushtrisë serbe të Bosnjës, e cila kreu gjenocid në Bosnjë dhe Hercegovinë. Prandaj është e pashpjegueshme se si heshtin përfaqësuesit shqiptarë në qeveri, e sidomos Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, e cila nuk reagoi dhe nuk u prononcua për asnjë çështje në fjalë, ashtu siç nuk po reagon as sot për peticionin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi me rreth 1000 nënshkrime dërguar udhëheqësisë shtetërore, ku kërkohet largimi i kishës serbeprej llamarine  nga maja e Rumisë. Reagimi është më se i domosdoshëm  kur dihet se ministri Fatmir Gjeka me ish-kryeministrin Dritan Abazoviq ishin dy aktorët kryesorë të nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, ku parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes tyre. Opinionit publik shqiptar i intereson se a është i përfshirë në këtë Marrëveshje  edhe statusi i kishës prej teneqeje, që është shndërruar në mollë sheri mes popujve në këtë zonë.

Previous Post

“Rapsha 2026” mbledh në Vitojë folklorin nga të gjitha trevat shqiptare

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org