• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 24 Gusht, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Sport

Deçiqi fiton bindshëm në Ulqin, merr kreun e tabelës

23 Gusht, 2026
in Sport, Headline
Deçiqi fiton bindshëm në Ulqin, merr kreun e tabelës
Share on FacebookShare on Twitter

Deçiqi ka shënuar një fitore të rëndësishme 3:0 ndaj Otrant-Olimpikut në Ulqin, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Parë të Malit të Zi, duke u ngjitur në krye të tabelës.

Ekipi nga Malësia e kontrolloi ndeshjen dhe përfitoi edhe nga epërsia numerike, pasi vendasit mbetën me dhjetë futbollistë që nga minuta e 20-të. Me karton të kuq direkt u ndëshkua Kaik Augusto Koreja Çagas, pas një ndërhyrjeje me dorë në duelin me Uroš Đuranovićin.

Deçiqi e shfrytëzoi avantazhin në pjesën e dytë. Në minutën e 66-të, Nikolla Braunoviq realizoi për 1:0 pas një goditjeje nga këndi.

Vetëm nëntë minuta më vonë, në minutën e 75-të, Balsha Radusinoviq dyfishoi epërsinë pas një kundërsulmi të nisur dhe të finalizuar me një pasim të saktë nga Davor Kontiq.

Fitoren e Deçiqit e vulosi Sinisha Stanisaviq, i cili në minutën e 89-të shënoi për rezultatin përfundimtar 3:0.

Me këtë fitore, Deçiqi regjistroi suksesin e tretë në katër ndeshje dhe tani ka 10 pikë, duke marrë kryesimin e tabelës. Otrant-Olimpiku mbetet me katër pikë pas katër xhirove.

Një start mjaft i mirë i sezonit për ekipin nga Malësia, i cili tashmë e sheh veten në krye të kampionatit.

/MALESIA.ORG/

Tags: KF Deçiqi
Previous Post

Standardet e dyfishta për shqiptarët në Malin e Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org