• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 12 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Aksidentohet autobusi me turistë shqiptarë, humb jetën një 25-vjeçare

27 Dhjetor, 2014
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

autobusi aksident ulqin tivareAksidentohet në rrugën Ulqin – Tivarë një autobus me turistë shqiptarë, që ktheheshin nga Dubrovniku në drejtim të Tiranës. Mësohet se autobusi me targa të Shqipërisë AA 581 JX, që drejtohej nga shtetasi Shkëlqim Cali, ka dalë nga rruga rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Fusha e Mërkotit, mes Tivarit dhe Ulqinit.

Sipas të dhënave të policisë, në autobus udhëtonin 57 pasagjerë, të cilët ishin nisur nga Tirana drejt Dubrovnikut në 24 dhjetor dhe sot po ktheheshin drejt kryeqytetit. Si pasojë e aksidentit një vajzë 25-vjeçare ka humbur jetën dhe dhjetëra pasagjerë të tjerë janë plagosur. Pasagjerët që janë plagosur më lehtë u dërguan në spitalin e Tivarit, ndërsa 4 personat që kanë marrë plagë më të rënda u nisën drejt qendrës spitalore në Podgoricë. Momentalisht nuk dihet ende identiteti i vajzës që ka humbur jetën, ndërsa autoritetet malazeze po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë. Mësohet se autobusi me shqiptarë është aksidentuar rëndë, saqë policisë i është dashur kohë për të nxjerrë të gjithë pasagjerët nga mjeti, pasi shumë prej tyre kishin mbetur të bllokuar.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë Ilir Beqaj është nisur në mbrëmje drejt Malit të Zi. Në një komunikim telefonik në “News24”, ministri Beqaj deklaroi se vetëm njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët nuk janë në gjendje kritike. “Kam informacion të pjesshëm. Di që ka një fatalitet deri tani, një humbje jete. Një person është në gjendje të rëndë, të tjerët nuk janë në gjendje kritike.”- deklaroi ministri Beqaj.

Ministria e Punëve të Brendshme i Shipërisë ka dërguar në vënd të ngjarjes drejtues të policisë së Shkodrës për të ndjekur nga afër situatën dhe marrë më shumë informacion lidhur me ngjarjen. /BW/MALESIA.ORG/

Tags: Tivarëturistë shqiptarëUlqinAksidentohet autobusi
Previous Post

Mehmet Bardhi Leter kreut të PD dhe ASH: lëshoni mandatin e uzurpuar

Next Post

Ansambli “Shqiponja“, performans etno-kulturor

Next Post

Ansambli “Shqiponja“, performans etno-kulturor

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org