Në Qendrën Kulturo-Informative „Malësia” në Tuz, sot në mëngjes u mbajt një orë përkujtimore në nderim të patriotit dhe aktivistit Dodë Gjergji Ivanaj, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 29 shtator të këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një sallë të tejmbushur, familjarë, miq, bashkëveprimtarë dhe dashamirës u mblodhën për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e tij.
Gjatë aktivitetit, për Dodën dhe kontributin e tij folën bashkëveprimtarët e tij Nikoll Gojçaj, Prel Ujkaj, Vilson Sinishtaj, Gjoka Dedivanaj dhe Gjeto Ulaj, të cilët ndanë kujtime nga rrugëtimi dhe veprimtaria e tij kombëtare.
Pas orës përkujtimore, Dodë Gjergji Ivanaj u përcoll sot për në banesën e fundit dhe u varros në varrezat familjare në Malësi.
/MALESIA.ORG/


