• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Kuvendi i Malit të Zi fut në rend dite formimin e Komisionit Hetimor për operacionin “Fluturimi i Shqiponjës”

9 Tetor, 2026
in Lajme, Headline
Kuvendi i Malit të Zi fut në rend dite formimin e Komisionit Hetimor për operacionin “Fluturimi i Shqiponjës”
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Malit të Zi pranoi propozimin e deputetëve të Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj dhe Artan Çobi, që në rendin e ditës të përfshihet propozim-vendimi për formimin e Komisionit Hetimor lidhur me aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës” të vitit 2006.

Propozimi u pranua me 49 vota për.

Nisma synon të hedhë dritë mbi rrethanat e këtij operacioni, veprimet e institucioneve shtetërore dhe trajtimin e të arrestuarve dhe familjarëve të tyre gjatë arrestimeve në Malësi.

Hetimi parlamentar ka për qëllim të shqyrtojë edhe pretendimet për përdorim të tepruar të dhunës gjatë operacionit policor të arrestimit, përfshirë dhunën e ushtruar në familjet e personave të arrestuar, si dhe pretendimet për torturë dhe keqtrajtim gjatë marrjes në pyetje dhe qëndrimit në hetuesi.

Përmes hetimit parlamentar synohet mbledhja dhe shqyrtimi i dokumentacionit dhe fakteve relevante, me qëllim vlerësimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse, si dhe sqarimin e përgjegjësisë së mundshme institucionale.

Propozimi për hapjen e hetimit parlamentar është paraqitur nga një grup prej 38 deputetësh, ndërsa Qeveria e Malit të Zi ka vlerësuar se është e arsyeshme që të mblidhen dhe shqyrtohen faktet për këtë rast.

Përfshirja e propozimit në rendin e ditës përbën një hap drejt shqyrtimit parlamentar të operacionit “Fluturimi i Shqiponjës”, rrethanat e të cilit vazhdojnë të jenë me rëndësi për zbardhjen e trajtimit të shqiptarëve dhe vlerësimin e përgjegjësisë institucionale.

Formimi i Komisionit Hetimor synon që këto ngjarje të shqyrtohen në mënyrë institucionale, të dokumentohen rrethanat e operacionit dhe të vlerësohen pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut.
Malesia.org

Tags: Forumi ShqiptarNikollë Camaj
Previous Post

Në Sukruq planifikohet ndërtimi i sallës qendrore sportive të Komunës së Tuzit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org