• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Në Tuz u përkujtua piktori i madh Gjelosh Gjokaj, dhjetë vjet nga ndarja e tij nga jeta

13 Tetor, 2026
in Kulturë, Headline
Ndërron jetë piktori i shquar Gjelosh Gjokaj
Share on FacebookShare on Twitter

Me një ekspozitë kushtuar krijimtarisë dhe trashëgimisë artistike të Gjelosh Gjokajt, në Qendrën Kulturore-Informative “Malësia” në Tuz u shënua dhjetëvjetori i kalimit në amshim të njërit prej emrave më të shquar të artit pamor shqiptar dhe evropian.

Ekspozita, e titulluar “Një dekadë, një gjurmë e përjetshme”, mblodhi të enjten mbrëma artdashës dhe përfaqësues të fushave të ndryshme, të cilët nderuan jetën dhe veprën e artistit të madh nga Malësia.

Gjatë aktivitetit u rikujtuan etapat kryesore të rrugëtimit krijues të Gjokajt, duke filluar nga viti 1968, kur ai u largua nga Prishtina drejt Italisë. Atje, njohja me piktorin shqiptar Ibrahim Kodra shënoi një moment të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tij artistike.

Sipas përfaqësuesve të QKI-së “Malësia”, përmes Kodrës, Gjokaj pati mundësinë të njihej me figura të njohura të artit dhe kulturës ndërkombëtare, ndërsa rrugëtimi i tij e lidhi me emra të mëdhenj si Pablo Picasso, Ernest Hemingway dhe skulptori kroat Anton Augustinçiq.

Në kujtesën e veprimtarisë së tij u përmendën edhe kontaktet me artistë të tjerë të njohur, përfshirë Renato Guttuson, Franco Gentilinin e Mario Martinën, si dhe takimet me aktoren e famshme italiane Sophia Loren dhe aktorin shqiptar Bekim Fehmiu.

Sead Gjokaj: Vepra e tij mbetet krenari për kulturën shqiptare, malazeze dhe evropiane

Për krijimtarinë dhe rëndësinë e Gjelosh Gjokajt në historinë e artit foli Sead Gjokaj, i cili e cilësoi atë si njërin prej krijuesve më të mëdhenj të artit pamor që ka pasur Mali i Zi.

Ai vlerësoi se kalimi i një dekade nga ndarja e artistit nga jeta nuk e ka zbehur vlerën e veprave të tij, por përkundrazi, ka dëshmuar qëndrueshmërinë dhe rëndësinë e trashëgimisë së tij.

Sipas tij, Gjokaj mbetet një artist me përmasa ndërkombëtare, krijimtaria e të cilit përfaqëson një pasuri të çmuar për kulturën shqiptare, malazeze dhe evropiane.

Nga Mileshi i vendlindjes, nëpër Beograd, Romë e deri në Augsburg, piktori ndërtoi ura artistike dhe kulturore, duke krijuar një gjuhë të veçantë shprehëse. Veprat e tij dallohen për fantazinë lirike, vizionet surrealiste dhe mjeshtërinë e jashtëzakonshme në grafikë.

Në pikturat e Gjokajt, figura dhe koka e njeriut shfaqen shpesh si elemente qendrore, përmes të cilave artisti përcjell reflektime mbi kujtesën, kohën, përvojën njerëzore dhe qëndrueshmërinë përballë vështirësive.

Megjithëse krijimtaria e tij u prezantua në të gjitha kontinentet dhe ai u vlerësua me çmime të rëndësishme ndërkombëtare, lidhja me vendlindjen mbeti një pjesë e pandashme e identitetit të tij artistik. Gjokaj kthehej vazhdimisht në atelienë e tij në Milesh, të cilën e konsideronte një burim të rëndësishëm frymëzimi.

Duke folur për domethënien e këtij përvjetori, Sead Gjokaj theksoi se artistë të përmasave të tilla vazhdojnë të jetojnë përmes veprave që lënë pas, duke u dhënë brezave të ardhshëm mundësinë të shohin botën përmes krijimtarisë së tyre.

Dhjetë vjet pas ndarjes nga jeta, Gjelosh Gjokaj vazhdon të mbetet një emër i rëndësishëm i artit bashkëkohor dhe një figurë përfaqësuese e kulturës së Malësisë, trashëgimia e të cilit kapërcen kufijtë lokalë dhe kombëtarë.

MALESIA.ORG

Tags: Gjelosh Gjokaj
Previous Post

Në Tuz u mbajt ora përkujtimore në nderim të Dodë Gjergji Ivanajt

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org