• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 9 Gusht, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Sport

Mark Gjokaj shkëlqen, dy gola për fitoren e madhe të Deçiqit ndaj Buduqnostit në Podgoricë

8 Gusht, 2026
in Sport, Headline
Mark Gjokaj shkëlqen, dy gola për fitoren e madhe të Deçiqit ndaj Buduqnostit në Podgoricë

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Mark Gjokaj ishte heroi i mbrëmjes për KF Deçiqin, duke udhëhequr ekipin nga Malësia drejt një fitoreje të rëndësishme 2–0 ndaj Buduqnostit, në Podgoricë.

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit  të Malit të Zi, 17-vjeçari nga Malësia tregoi pjekuri dhe talent të jashtëzakonshëm, duke shënuar të dy golat e fitores.

Golin e parë Gjokaj e shënoi në minutën e 30-të, kur pas një krosimi të Xhonatan Dreshaj realizoi me kokë për 1–0. Sulmuesi i ri pati mundësi të shënonte edhe më herët për ta dyfishuar epërsinë, por goditja e tij me kokë kaloi pranë shtyllës.

Në pjesën e dytë, Deçiqi vazhdoi të kontrollojë ritmin e takimit, ndërsa Gjokaj vazhdoi të ishte kërcënimi kryesor për portën e vendasve.

Në minutën e 69-të erdhi momenti i dytë magjik i talentit të ri. Gjokaj nga më shumë se 20 metra, shënoi fuqishëm golin e dytë. Topi preku shtyllën dhe përfundoi në rrjetë, duke i dhënë Deçiqit epërsinë 2–0.

Një talent i Malësisë që po rritet

I lindur në janar të vitit 2009, Gjokaj është ndër talentet më të spikatura të gjeneratës së tij te Deçiqi.

Paraqitja në Podgoricë ishte një tjetër hap i rëndësishëm në zhvillimin e tij. Përballë një prej skuadrave më të njohura të futbollit malazez, 17-vjeçari nuk u mjaftua vetëm me një paraqitje të mirë, por shënoi dy gola dhe i dha Deçiqit një fitore që do të mbahet mend.

/MALESIA.ORG/

Tags: KF DeçiqiMark Gjokaj
Previous Post

Hapet zyrtarisht Pazari i Verës në Tuz, mbrëmja inaugurohet me Ledri Vulën dhe Rigersa Lokën

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org