“Malet e nalta m’shtrënguan fort, m’dhanë frymë e m’dhanë besë” – Arlinda Dushaj sjell Malësinë përmes artit
“Malet e nalta m’shtrënguan fort, m’dhanë frymë e m’dhanë besë” është titulli i ekspozitës së artistes Arlinda Dushaj, e cila u hap mbrëmë në ambientet e Kullës së Vuksan Lekës në Malësi.
Përmes veprave të saj, Dushaj sjell një reflektim artistik mbi identitetin, kujtesën dhe traditën e Malësisë, duke i ndërthurur elementet e trashëgimisë kulturore me një qasje bashkëkohore.
Ekspozita shndërroi ambientet e kullës në një hapësirë ku historia, kujtesa dhe arti u takuan, duke përcjellë përmes gjuhës vizuale lidhjen e fortë me vendlindjen dhe peizazhin kulturor të Malësisë.
Titulli i ekspozitës, “Malet e nalta m’shtrënguan fort, m’dhanë frymë e m’dhanë besë”, përcjell edhe vetë thelbin e këtij rrëfimi artistik – një marrëdhënie e thellë mes njeriut, vendit, kujtesës dhe identitetit.
Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët në galerinë e QKI-së “Malësia” gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, duke u ofruar artdashësve mundësinë të njihen nga afër me punën dhe botën artistike të Arlinda Dushajt.
/MALESIA.ORG/












