Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Michigan, ku mbrëmjen e kaluar humbi jetën tragjikisht, në moshën 30-vjeçare, Dodë Ivanaj.
Dodë Ivanaj ishte i njohur si njeri i familjes, shoqërisë, fisnik, aktivist dhe patriot, i vlerësuar nga familjarët, miqtë dhe komuniteti.
Në këto momente të dhimbshme, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ivanaj, të afërmit, miqtë dhe gjithë fisin. /MALESIA.ORG/


