• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 28 Shtator, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Aktivitet përkujtimor për 111-vjetorin e vdekjes-vrasjes së Dedë Gjo’ Lulit

28 Shtator, 2026
in Kulturë, Headline
Aktivitet përkujtimor për 111-vjetorin e vdekjes-vrasjes së Dedë Gjo’ Lulit
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata “Penda” organizoi më 26 shtator 2026, në Shtëpinë Muze “Dedë Gjo’ Luli” në Bardhaj, një veprimtari kulturore e përkujtimore me rastin e 111-vjetorit të vdekjes-vrasjes së heroit të Malësisë, Dedë Gjo’ Lulit.

Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të veçantë përkujtimore dhe kishte për qëllim nderimin e figurës dhe veprës së njërit prej personaliteteve më të rëndësishme të historisë së Malësisë dhe të shqiptarëve.

Veprimtarinë e moderoi Nevila Nikaj, e cila me profesionalizëm përcolli rrjedhën e programit dhe prezantoi referuesit dhe të ftuarit.

Në emër të Shoqatës “Penda”, fjalën përshëndetëse e mbajti Dr. Anton Gjokaj, i cili përshëndeti të pranishmit dhe vuri në dukje rëndësinë e organizimit të veprimtarive të tilla përkujtimore, nëpërmjet të cilave ruhet dhe përcillet kujtesa historike e figurave të rëndësishme kombëtare.

Të pranishmit i përshëndeti me respekt edhe Gjergj Leqejza, Konsull i Nderit i Austrisë në Shkodër duke i dhënë veprimtarisë një dimension të veçantë institucional dhe shoqëror.

Në kuadër të veprimtarisë referuan Dr. Romeo Gurakuqi, Mark Junçaj dhe Mr. Marjan Lulgjuraj, të cilët trajtuan aspekte të ndryshme të jetës, veprimtarisë dhe rolit historik të Dedë Gjo’ Lulit, si dhe paraqitën këndvështrime letrare mbi figurën dhe përjetësimin e tij në letërsinë shqipe. Në referatet e tyre u theksua edhe rëndësia që figura e Dedë Gjo’ Lulit vazhdon të ketë në kujtesën historike dhe kombëtare.

Interesimi i publikut ishte i veçantë. Pjesëmarrja e qytetarëve, studiuesve, dashamirësve të historisë dhe të rinjve dëshmoi se figura e Dedë Gjo’ Lulit vazhdon të zgjojë interes, respekt dhe vëmendje të madhe. Prania e publikut në këtë vend simbolik, në Shtëpinë Muze të Dedë Gjo’ Lulit, i dha veprimtarisë një dimension të veçantë emocional dhe historik.

Shoqata “Penda” shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë pjesëmarrësit, referuesit, të ftuarit dhe kontribuesit në këtë veprimtari, duke theksuar rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla, të cilat ruajnë kujtesën historike, përcjellin te brezat e rinj vlerat e së kaluarës dhe nderojnë figurat që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare.

Dedë Gjo’ Luli mbetet një simbol i qëndresës, krenarisë dhe përkushtimit ndaj lirisë.

Këtë veprimtari kulturore dhe historike e mbështeti financiarisht, Mirash Gjoka Dedvukaj, për çfarë Shoqata “Penda” e falënderon përzemërsisht!

Me respekt,
Shoqata “Penda”

Tags: Dedë Gjon LuliShoqata “Penda”
Previous Post

Qeveria mbështet hetimin parlamentar për aksionin “Fluturimi i Shqiponjës”

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org