• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Qeveria mbështet hetimin parlamentar për aksionin “Fluturimi i Shqiponjës”

27 Shtator, 2026
in Lajme, Headline
Qeveria mbështet hetimin parlamentar për aksionin “Fluturimi i Shqiponjës”

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Malit të Zi ka mbështetur zhvillimin e një hetimi parlamentar për aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës”, të kryer në Malësi më 9 shtator 2006.

Hetimi synon të mbledhë dokumentacion dhe dëshmi për mënyrën e veprimit të institucioneve shtetërore gjatë këtij aksioni, si dhe të shqyrtojë nëse ka pasur shkelje ligjore apo përgjegjësi të mundshme institucionale.

Aksioni u zhvillua një ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006, ndërsa policia arrestoi 17 persona në Malësi, të dyshuar për planifikimin e veprimeve terroriste. Të arrestuarit u dënuan më vonë me gjithsej 51 vjet burg.

Propozuesit konsiderojnë se ekzistojnë dyshime serioze se disa organe shtetërore, para së gjithash Ministria e atëhershme e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Shërbimi i Sigurisë Shtetërore, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

Propozimi për krijimin e komisionit hetimor parlamentar është mbështetur nga 38 deputetë. Komisioni pritet të mbledhë dokumentacion dhe të dëgjojë persona që mund të kenë informacione relevante për rastin.

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe deputeti i Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për të mbështetur zhvillimin e hetimit parlamentar lidhur me operacionin “Fluturimi i Shqiponjës”.

Camaj tha se hetimi parlamentar do të mundësojë mbledhjen e informacioneve dhe fakteve mbi veprimet e organeve kompetente shtetërore gjatë këtij operacioni, me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe përgjegjësisë eventuale për veprimet apo mosveprimet në këtë rast.

Ai theksoi se më herët kërkesa ishte refuzuar nga prokuroria dhe gjyqësori, me arsyetimin se procedura ishte ende në zhvillim. Camaj e ka kritikuar këtë qëndrim, duke pretenduar se persona brenda institucioneve po përpiqen të mbrojnë padrejtësinë.

/MALESIA.ORG/

Tags: aksioni policor “Fluturimi i Shqiponjës”
Previous Post

Shoqata “Penda” organizon aktivitet kulturor në përkujtim të Dedë Gjo’ Lulit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org