• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 9 Shtator, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Protestë e nxënësve në “25 Maji” të Tuzit: Kërkohet drejtësi për profesorin Mark Junçaj dhe dorëheqja e drejtorit

9 Shtator, 2026
in Lajme, Headline
Protestë e nxënësve në “25 Maji” të Tuzit: Kërkohet drejtësi për profesorin Mark Junçaj dhe dorëheqja e drejtorit

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Nxënësit e Shkollës së Mesme “25 Maji” në Tuz kanë zhvilluar sot një protestë paqësore, duke kërkuar drejtësi, respekt dhe përgjegjësi lidhur me situatën e krijuar në shkollë.

Screenshot

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale nga nxënësit, ata shprehen se protesta lidhet me rastin e profesorit Mark Junçaj, të cilit më 4 shtator i është kërkuar të nënshkruajë vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës. Sipas deklaratës së vetë profesorit, të cituar nga nxënësit, ai ka refuzuar ta nënshkruajë vendimin dhe ka ngritur shqetësime për presion dhe masa të mëparshme ndaj tij.

Nxënësit kërkojnë nga institucionet kompetente që ta shqyrtojnë me urgjencë rastin, të hetojnë të gjitha rrethanat dhe të marrin masat e nevojshme nëse konstatohen shkelje.

“Kjo nuk është çështje personale. Është çështje e dinjitetit të mësimdhënësve, cilësisë së arsimit dhe të ardhmes së nxënësve”, thuhet në deklaratën e tyre.

Kërkohet dorëheqja e drejtorit

Gjatë protestës së sotme, nxënësit kanë bërë të qartë se kërkesa e tyre shkon edhe më tej. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e drejtorit të shkollës, Sehad Lulanaj.

“Zëri ynë nuk do të heshtë. Protesta jonë do të vazhdojë. Kërkojmë dorëheqjen e drejtorit Lulanaj”, deklarojnë nxënësit.

Ata theksojnë se nuk protestojnë për të krijuar kaos, por sepse besojnë se zëri i nxënësve dhe i mësuesve duhet të dëgjohet.

Nxënësit paralajmërojnë se do të vazhdojnë të shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë paqësore dhe të ligjshme, deri në momentin kur kërkesat e tyre të dëgjohen dhe të merret përgjegjësi për situatën.

/MALESIA.ORG/

Tags: Mark JunçajSehad LulanajShkolla e mesme 25 Maji
Previous Post

Letër e hapur intelektualëve të Malësisë së Madhe, në mbështetje të Profesor Mark Junçajt

Next Post

Në Tuz u hap Panairi i 7-të i Librit, u promovua edhe “Brenga” e Pashko R. Camajt

Next Post
Në Tuz u hap Panairi i 7-të i Librit, u promovua edhe “Brenga” e Pashko R. Camajt

Në Tuz u hap Panairi i 7-të i Librit, u promovua edhe “Brenga” e Pashko R. Camajt

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org