Futbollistja e talentuar nga Malësia, Angjelina Dreshaj, do ta vazhdojë karrierën e saj në Hungari, pasi ka nënshkruar me klubin KÉSZ St. Mihály Szeged, që garon në elitën e futbollit të femrave në këtë vend.
18-vjeçarja Dreshaj, e cila së fundmi ishte pjesë e Buduqnostit nga Podgorica, konsiderohet një nga talentet më premtuese të futbollit të femrave në Mal të Zi.
Transferimi në kampionatin hungarez përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e karrierës së saj, duke i dhënë mundësinë të provojë veten në një kampionat më konkurrues dhe të vazhdojë rritjen si futbolliste.
Angjelina është motra e kapitenit të KF Deçiqit, Xhonata Dreshaj, dhe me këtë transferim bëhet një tjetër sportiste nga Malësia që përfaqëson me sukses Malësine në arenën ndërkombëtare.


