• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 30 Qershor, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Pse përfaqësuesit e Komunës së Tuzit nuk janë transparent dhe sinqertë me procesin e arbitrazhit ndërmjet Komunës së Tuzit dhe Kryeqytetit Podgoricë?

30 Qershor, 2026
in Opinione/Editoriale, Headline
Pse përfaqësuesit e Komunës së Tuzit nuk janë transparent dhe sinqertë me procesin e arbitrazhit ndërmjet Komunës së Tuzit dhe Kryeqytetit Podgoricë?
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Dr. Safedin Sajo Beqaj


Së pari, sipas legjislacionit të Malit të Zi, vendimi i arbitrazhit është përfundimtar dhe detyrues për palët. Ai nuk mund të ndryshohet thjesht sepse njëra palë nuk është e kënaqur me rezultatin. Kjo konfirmohet edhe nga deklarata zyrtare e vetë Komunës së Tuzit, e cila njoftoi se “procedurat para Komisionittë Arbitrazhit kanë përfunduar” dhe se “kufijtë e komunës sëTuzit të përcaktuar me ligjin aktual mbeten në fuqi.”

 

Megjithatë, në të njëjtën kohë, Z. Nikë Gjloshaj, Emin Haxhi dhe Nermin Alibashiq deklarojnë publikisht se “nuk do të heqin dorë nga asnjë kërkesë” dhe se do të vazhdojnë të kërkojnë ndryshimin e rezultatit. Kjo është kontradiktore dhe konfuze përpublikun: nga njëra anë, komuna shpall se procesi ka mbaruar dhe kufiri mbetet i pandryshuar; nga ana tjetër, të njëjtët përfaqësues premtojnë se do të “luftojnë për çdo pëllëmbë tokë.” Cila është e vërteta?

Për më tepër, vetë Ministri Marash Dukaj ka deklaruar publikisht se “procesi i përcaktimit të kufijve territorialë ndërmjet komunave mund të përfundojë vetëm me marrëveshje të ndërsjellë”, gjë që bie ndesh drejtpërsëdrejti me deklaratën e Komunës së Tuzit se procesi ka përfunduar. Ministri konfirmoi gjithashtu se Qeveria e liroi zyrtarisht kryetaren e Komisionit nga detyra pas dorëheqjes së saj, një veprim që tregon se as qeveria nuk e konsideron çështjen të mbyllur. Publiku po merr mesazhe të kundërta nga institucione të ndryshme, dhe kjokonfuzion institucional është pikërisht arsyeja pse transparenca e plotë dhe publikimi i menjëhershëm i vendimit të arbitrazhitjanë të domosdoshme.

Nëse ekziston ndonjë mundësi ligjore për ta ndryshuar vendimin, duhet të sqarohet mbi çfarë baze konkrete pasi ligji nuk parashikon apelim ndaj vendimit të arbitrazhit vetëm për shkak të pakënaqësisë me rezultatin. Respektimi i shtetit ligjor nënkupton respektimin edhe të vendimeve përfundimtare të arbitrazhit.

 

E dyta, sa ka qenë publiku dhe Kuvendi i Komunës i informuar për këtë proces që nga fillimi? Po ashtu, pse Komuna nuk e publikon vendimin e Arbitrazhit dhe t’i japë mundësi popullit të Malësisë ta kuptojë vetë? Edhe Instituti Shqiptaro-Amerikan ka theksuar se “disa çështje kanë mbetur të paqarta” dhe ka kërkuar që Komuna e Tuzit “të dalë me transparencë të plotë për këto çështje themelore sa më shpejt të jetë e mundur.”

 

E treta, pse Komuna nuk angazhoi ekspertë dhe avokatë të njohur për këtë proces kaq të rëndësishëm, një proces që përfshin territore dhe të ardhura fiskale jetike për komunën dhe qytetarët e saj?

 

Për këto arsye, nëse Z. Nikë Gjloshaj, Emin Haxhi dhe Nermin Alibashiq dëshirojnë të vazhdojnë me kërkesa territoriale, atëherë kanë detyrimin të sqarojnë qartë dhe publikisht: ciliështë plani konkret, mbi çfarë baze ligjore do ta realizojnë atë, dhe çfarë do të thotë kjo në praktikë për qytetarët e Tuzit. Para çdo hapi tjetër, publikimi i plotë i vendimit të arbitrazhit është minimumi i transparencës që qytetarët e Malësisë e meritojnë.

Tags: Dr. Safedin Sajo Beqaj
Previous Post

Arsimi në gjuhën shqipe dhe heshtja e partive politike

Next Post

Angjelina Dreshaj transferohet te St. Mihály në Hungari

Next Post
Angjelina Dreshaj transferohet te St. Mihály në Hungari

Angjelina Dreshaj transferohet te St. Mihály në Hungari

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org