Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës Glauk Konjufca ka qëndruar në Tuz, ku është takuar me përfaqësues të shqiptarëve në Mal të Zi.
Gjatë vizitës Konjofca u takua me Lindon Gjelaj, kryetar i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministër për politikë ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nikollë Camaj, nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike, si dhe me Naim Gjokaj, sekretar shtetëror
Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe perspektiva e përbashkët euroatlantike.
Pas takimit, Konjufca theksoi rëndësinë e rolit të shqiptarëve në Mal të Zi dhe kontributin e tyre institucional.
“Kënaqësi të takoj njerëz që mbajnë përgjegjësi të mëdha dhe punojnë çdo ditë për popullin shqiptar në Mal të Zi. Shqiptarët e Malit të Zi janë pjesë e pandashme e kombit tonë dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë pranë tyre”, u shpreh ai.
/MALESIA.ORG/


