• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Fran Gjokaj-Personalitet që “përditësoi” gjuhën shqipe në media

26 Prill, 2025
in Opinione/Editoriale, Headline
Fran Gjokaj-Personalitet që “përditësoi” gjuhën shqipe në media
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ali Salaj
Në përkujtim të Fran Gjokajt
(1948-2025)

I ndjeri Fran Gjokaj ishte pjesë e redaksisë së Kohës javore që në fillimet e saj në vitin 2002 e deri në fund, duke luajtur një mision të veçantë në afirmimin dhe mbarëvajtjen e së vetmes gazetë në gjuhën shqipe në Malin e Zi.

Frani ishte krijuar si një intelektual dhe profesionist i mirëfilltënë Kosovë, për ta plotësuar bagazhin e madh prej një eksperti nëEntin e Teksteve në Beograd gjatë punës së tij si redaktor dhe përkthyes i teksteve mësimore në gjuhën shqipe.

Në Kohën javore Frani vjen me një profil të ndërtuar publik dhe angazhimi i tij si lektor (redaktor gjuhësor) dhe përkthyes bëri që këtë media ta ngrejë në një nivel të veçantë me një kulturëgjuhësore që mungonte në mediat e shkruara në gjuhën shqipe,jo vetëm në Malin e Zi, por edhe më gjerë. Me veprimtarinë e tijFrani krijoi një model për t’u ndjekur, posaçërisht nga gazetarët që punonin në redaksi. Ai e “përditësonte” gjuhën shqipe duke ligjëruar për format e saj dhe duke shkoqitur kokërr më kokërrçdo fjalë që nuk duhet shpërdoruar. Ai gati për çdo ditë analizonte dhe shënjonte sistemin gjuhësor të shqipes, duke e shndërruar punën në redaksi në një provim të gjuhës shqipe për të gjithë stafin. Fran Gjokaj me një fanatizëm të pashoq e mbronte gjuhën e të parëve dhe e vlerësonte si diçka të shenjtë që nuk duhet njollosur me fjalë të huaja. Përkundrazi, gjuhën e vjetër dhe burimore shqipe të shkruar drejt e cilësonte si shembull edukativ që duhet të ndiqet nga mediat në gjuhën shqipe në Malin e Zi.

Më sillen në kujtesë kolonat e shkrimeve të gazetës, ku Franishënonte me lapsin e kuq gabimet apo paqartësitë dhe varësisht nga përhapja e ngjyrës së kuqe na sinjalizonte për vlerën e atij shkrimi. Ishte ky një proces i gjatë dhe i stërlodhur, por që padyshim krijoi identitetin e gazetës. Frani me një përkushtim dhe me një dinamikë të jashtëzakonshme ndërhynte edhe në titullin e artikullit, gjë që e respektonim me një ndjesi të veçantë, pasi e konsideronim si një përcaktues të vlerave dhe zhvillimeve në gazetarinë e shkruar në gjuhën shqipe. Ky besim ishte rrjedhojëe punës profesionale të Franit si redaktor dhe lektor i dhjetëra botimeve në gjuhën shqipe, jo vetëm të autorëve nga Mali i Zi, por edhe nga Kosova dhe Shqipëria.

Në këtë vazhdë edhe përkthimet e Fran Gjokajt shënuan gjurmë të jashtëzakonshme në kulturën shqiptare në Malin e Zi. Përkthimet e Gjokajt nuk humbnin asgjë në rrafshin gjuhësor, përkundrazi duket se përkthimet e tij u rikrijuan në gjuhën shqipe. I tillë ishte me përkthimin e teksteve letrare, të opinioneve, analizave apo të fejtoneve. Transferimin e një teksti nga një gjuhë në tjetrën Frani e konsideronte sfiduese dhe shpeshherë e cilësonte si një version rishkrimi të përshtatur. Këtë ai e arriti sidomos në përkthimin e librit historik “Kryengritja e Malësisë e vitit 1911” të autorit Gjergj Nikprelaj.

Fran Gjokaj gjatë veprimtarisë së tij disavjeçare në Kohën javore krijoi një staturë publike dhe intelektuale shumë të respektueshme duke u shndërruar në një emblemë të kulturës shqiptare në Malin e Zi. Ai fuqizoi edukatën gjuhësore dhe gazetareske duke zgjuar pasionin e dashurisë për shkrimin dhe letërsinë.

                                                                                                                       

Previous Post

Vdes prof. dr. Mark Camaj

Next Post

Stema e vjetër e KF “Deçiq” mbante qartësisht shenja të ikonografisë komuniste

Next Post
Stema e vjetër e KF “Deçiq” mbante qartësisht shenja të ikonografisë komuniste

Stema e vjetër e KF “Deçiq” mbante qartësisht shenja të ikonografisë komuniste

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org