• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Stema e vjetër e KF “Deçiq” mbante qartësisht shenja të ikonografisë komuniste

26 Prill, 2025
in Opinione/Editoriale, Headline
Stema e vjetër e KF “Deçiq” mbante qartësisht shenja të ikonografisë komuniste
Share on FacebookShare on Twitter


Sqarimi i Kryetarit të Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, lidhur ndryshimit të stemës të KF Deçiqi.

Lexo kumtesën:

Në lidhje me qëndrimet e shprehura nga një pjesë e opinionit publik lidhur me ndryshimin e fundit të simboleve dhe ngjyrave të Klub Futbollistik “Deçiq”, e konsideroj të rëndësishme t’i drejtohem opinjonit dhe të sqaroj arsyet që na kanë udhëhequr në marrjen e këtij vendimi.

Ngjyrat që janë përdorur më parë në stemën e KF “Deçiq” nuk kanë qenë rezultat i vullnetit të lirë të qytetarëve, as nuk kanë buruar nga tradita autentike historike dhe kulturore e mjedisit tonë.

Përkundrazi, ato shpesh kanë qenë të imponuara nga një sistem që kishte për qëllim kolonizimin ideologjik dhe kulturor, dhe krijimin e identiteteve artificiale që nuk i përkisnin shpirtit të këtij vendi.

Një nga shembujt më të dukshëm të një praktike të tillë është e ashtuquajtura “trobojkë” – kombinim ngjyrash që edhe sot përdoret në simbolet e disa shteteve fqinje, si dhe të Rusisë, dhe që kurrë nuk ka qenë shprehje e vërtetë e identitetit të qytetarëve të Tuzit dhe Malësisë. Pikërisht për këto arsye, edhe shteti i Malit të Zi së fundmi ka njohur nevojën për t’u distancuar nga këto simbole, duke i hequr ato nga përdorimi zyrtar.

Në këtë kontekst, nuk duhet neglizhuar as fakti se stema e vjetër e KF “Deçiq” mbante qartësisht shenja të ikonografisë komuniste që i shërbente më tepër propagandës politike të shekullit të kaluar sesa identitetit të vërtetë të klubit dhe komunitetit. Simbole të tilla nuk ishin rezultat i shprehjes së lirë krijuese, por produkt ideologjikisht i motivuar, që shtypte shumëllojshmërinë dhe autenticitetin e vendit tonë.

Stema e re e KF “Deçiq” është krijuar me qëllim që të pasqyrojë vlerat moderne, simbolet e shtetësisë dhe identitetin e vërtetë të vendit tonë, duke respektuar dygjuhësinë. Kombinimi i ngjyrës së artë dhe të zezës bart një simbolikë të fuqishme, e arta paraqet dritën, dinjitetin, shtetësinë dhe përparimin, ndërsa e zeza evokon forcën, këmbënguljen dhe luftën historike të popullit tonë për ruajtjen e vlerave tona kombëtare.

Në stemë është paraqitur edhe mali i Deçiqit, i cili simbolizon forcën, qëndrueshmërinë dhe lidhjen shpirtërore me vendin nga vjen klubi.

Mali i Deçiqit, si një pikë historike orientimi, paraqet shtyllën e identitetit dhe krenarisë.

Në këtë mënyrë është bërë një hap drejt riafirmimit të një identiteti autentik, qytetar dhe shtetëror të klubit dhe komunitetit tonë.

Me zëvendësimin e simboleve të vjetra, të imponuara, përfshirë ikonografinë komuniste të stemës së vjetër, ne shprehim përkushtimin tonë për një të ardhme që bazohet në vlera të qarta, vetëdije dhe respekt ndaj historisë dhe realitetit tonë.

Unë e respektoj të drejtën e qytetarëve për të shprehur lirshëm mendimet e tyre, si dhe për të protestuar në mënyrë paqësore, por besoj se është e rëndësishme që vendimet që prekin identitetin e komunitetit dhe institucioneve të tij të udhëhiqen nga parimet e së vërtetës, përgjegjësisë historike dhe pjekurisë shtetërore.

 

 

Me respekt,

Lindon Gjelaj

Kryetar i Komunës së Tuzit

 


 

Previous Post

Fran Gjokaj-Personalitet që “përditësoi” gjuhën shqipe në media

Next Post

Përmbajtja e teksteve shkollore në gjuhën shqipe në Mal të Zi me mangësi të theksuara

Next Post
Përmbajtja e teksteve shkollore në gjuhën shqipe në Mal të Zi me mangësi të theksuara

Përmbajtja e teksteve shkollore në gjuhën shqipe në Mal të Zi me mangësi të theksuara

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org