• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Vdes prof. dr. Mark Camaj

23 Prill, 2025
in Lajme, Headline
Vdes prof. dr. Mark Camaj
Share on FacebookShare on Twitter

Mengjesin e sotëm u nda nga jeta, në moshën 78 vjeçare, Mark Camaj, profesori i Universiteti dhe diplomati në pension dhe një nga intelektualët më të shquar shqiptarë në Mal të Zi.

Ai u diplomua në Fakultetin e Filozofisë, grupi i Filologjisë Klasike, në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Studimet pasuniversitare – “Historia Kulturore e Bregdetit Lindor të Adriatikut” i përfundoi në Dubrovnik, dhe masterin në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Zagrebit me temën “Kontaktet gjuhësore dhe karakteristikat e të folurit të malësorëve”.

Ndërsa, mbrojti tezën e doktoraturës – “Onomastika e Malësisë” në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Beogradit.

Gjatë karierës së tij, ai punoi si profesor i latinishtes në gjimnazin “25. Maj” në Tuz, shkollën e Mjekësisë në Podgoricë, punoi si bashkëpunëtor kërkimor në Institutin Historik të Republikës së Malit të Zi, pastaj në Universitetin e Malit të Zi – në Fakultetin e Filozofisë në Nikshiq dhe në Fakultetin e Mjekësisë në Podgoricë, ku ligjeroi greqishten e vjetër dhe latinishten. Gjithashtu ligjeroi të njëjtat lëndë në gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtines dhe në Seminarin Dioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër.
Ai ishte bashkëpunëtor i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

Në vitin 2004-2006, ishte emëruar Ambasador i Unionit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi në Shqipëri, nga radhat e kuadrove jopartiak.

Malesia.org

Previous Post

Si (nuk) po e mbrojnë shqiptarët Malin e Zi

Next Post

Fran Gjokaj-Personalitet që “përditësoi” gjuhën shqipe në media

Next Post
Fran Gjokaj-Personalitet që “përditësoi” gjuhën shqipe në media

Fran Gjokaj-Personalitet që “përditësoi” gjuhën shqipe në media

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org