• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 19 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Abazoviq me fjalim të fuqishëm në parlament: Nuk jam as serb, as malazez – jam pjesëtar i komunitetit që e keni shtypur

4 Dhjetor, 2020
in Lajme, Headline
Abazoviq me fjalim të fuqishëm në parlament: Nuk jam as serb, as malazez – jam pjesëtar i komunitetit që e keni shtypur
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria që deputetët po diskutojnë është e para në historinë e këtij vendi që përfaqëson vullnetin e popullit, tha dje në Parlamentin e Malit të Zi, lideri i koalicionit “E bardha në të zezë”, Dritan Abazoviq.

Ai akuzoi partinë e presidentit malazez, Millo Gjukanoviq, DPS-in për situatën katastrofike në vend.

“Mos harroni se ne arritëm të konktretizojmë vullnetin e popullit kryesisht shkaku i parregullsive në zgjedhjet që ju i keni organizuar, përkatësisht datën që keni caktuar dhe kushtet që i keni vendosur, gjë që flet për shkatërrimin e madh që i keni bërë këtij vendi. Kjo është hera e fundit që do ta keni këtë numër të deputetëve në parlament”, pohoi politikani shqiptar, duke iu drejtuar deputetëve të DPS, raporton vijesti.
Kjo është vetëm një pjesë e debatit që ka vazhduar për ca kohë në parlamentin e Malit të Zi, ku po diskutohet qeveria e re malazeze, por Abazoviq vazhdoi të akuzojë deputetët e partisë e DPS-it.
Gjersa deputetët opozitar replikuan me Abazoviqin duke i thënë që të merrte një qetësues para se të vinte në parlament dhe “të mos bërtiste”. Ata gjithashtu e quajtën prezantimin e tij “zhurmë dhe zemërim”.
Ai gjithashtu pohoi se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i komunitetit më të shtypur në Mal të Zi.
“Mos më folni ju (deputetët e DPS-it) për të drejtat e komuniteteve. Unë nuk jam serb, as malazez. Jam pjesëtar i komunitetit më të shtypur. Vij nga një komunë jugore, e cila është më e varfra në vend”, theksoi ai.

Ndryshe, Abazoviq është nominuar që të jetë zëvendëskryeministër i Malit të Zi, ku kreu i qeverisë pritet të jetë edhe Zdravko Krivokapiq. /Telegrafi/

Tags: Dritan Abazoviq
Previous Post

Festat e fundvitit, Tuzi në atmosferë festive

Next Post

3 automjete të reja ndahën për shkollat që mësimi realizohet në gjuhën shqipe

Next Post
3 automjete të reja ndahën për shkollat që mësimi realizohet në gjuhën shqipe

3 automjete të reja ndahën për shkollat që mësimi realizohet në gjuhën shqipe

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org