• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 15 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Shqipëria dhe Kosova në stërvitje të përbashkëta ushtarake

14 Shkurt, 2017
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli, u prit sot me nderime të larta ushtarake në vizitë zyrtare në Tiranë, nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Të dy ministrat fillimisht, diskutuan për çështje të interesit të përbashkët dhe për Planin e Bashkëpunimit Dypalësh në mes të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, ministri Demolli dhe ministrja Kodheli, biseduan edhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe në veçanti për situatën e krijuar në kufijtë veriorë të saj.

Në takim u fol gjithashtu edhe për dyfishimin e numrit të ushtarakëve shqiptarë që janë pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Po ashtu, në takim u bisedua edhe për vizitën e fundit të sekretarit të NATO-s që i bëri Kosovës, ditët e kaluara, ku u theksua nga ana e Jens Stoltenberg përkrahja e vazhdueshme, të cilën po jep NATO në sigurimin e paqes në Kosovë dhe u theksua se edhe në të ardhmen trupat e KFOR-it do të qëndrojnë dhe do t’i ofrojnë një siguri të plotë Republikës së Kosovës.

Pas takimit mes dy ministrive u firmos edhe Plani i Bashkëpunimit Dypalësh për vitin 2017, i cili fokusohet në stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta. /Telegrafi/MALESIA.ORG/

Tags: ShqipëriaushtriaForcat e Armatosura të ShqipërisëFSKKosova
Previous Post

Reagon Haga për Haradinajn: Kemi kryer punën me Ramushin, nuk e dimë se çfarë fshihet pas arrestimit të tij

Next Post

Shoqata “Malësia e Madhe” – Grumbullim fondesh për të ndihmuar Malësinë

Next Post

Shoqata “Malësia e Madhe” - Grumbullim fondesh për të ndihmuar Malësinë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org