• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 8 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Camaj: Disiplinim parazgjedhor i PDS-së

4 Gusht, 2016
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

nikolle camajFunksionari i Lidhjes Demokratike, Nikollë Camaj ka reguar me rastin e arrestimit dhe mbajtjes së Luie Dushaj, për shkak të një batute facebook-u.

Nikollë Camaj

Me arrestimin dhe mbajtjen e Luit Dushaj, si rast tejet shqetësues për lirinë e shprehjes së mendimit dhe si dëshmi e standardeve të dyfishta të pushtetit malazias, njoftova ambasadat e shteteve mike dhe atë të shtetit amë, si dhe ministrin e punëve të brendshme të Malit të Zi.
Në të njëjtën kohë, me këtë shkelje flagrante, u njoftua edhe opinioni i gjerë malazias, ndërkombëtar dhe shqiptar, përmes një kumtese që mund ta lexoni në vijim:

Arrestimi i Luit Dushaj, për shkak të një batute facebook-u, paraqet dëshmi se PDS dëshiron që, edhe para këtyre zgjedhjeve, t’u fus frikën qytetarëve, frikën nga mendimi i lirë, frikën nga zgjedhja e lirë. Personi në fjalë ka publikuar një “lajm mortor” kolektiv, mbi vdekjen politike të atyre që punojnë kundër interesave të popullit të vet dhe kundër asaj që me vite e kanë premtuar ata vet, dhe në ato premtime ata i kanë fituar zgjedhjet. Pra, në “lajm” nuk ka kërcënime direkt dhe as shpifje, prandaj arrestimi nuk ka asnjë lidhje me të drejtën as me drejtësinë, por vetëm me plotësimin e dëshirave të “të vdekurve” dhe me vorbullat e njerëzve të vegjël.
Prandaj, mbajtja në paraburgim, e autorit të “lajmit”, nuk u shkon në favor as atyre, as shtetit e pushtetit, e mendoj, as PDS-së. Sidomos, nëse kishte para sysh fakti se çdo ditë mund të lexoni mesazhe të ngjashme, madje edhe më morbide, por nuk e di nëse dikush është arrestuar për shkak të tyre. Disa herë jam kërcënuar edhe unë personalisht, madje edhe me prerje në fyt të krejt familjes, natyrisht nëpër forume e portale, por asnjë herë nuk më ka shkuar ndërmend të reagoj, sepse nuk jam ndier as i kërcënuar as i fyer, por si duket zotërinjtë në fjalë ndihen, (me përjashtim të njërit nga ata), prandaj edhe kanë kërkuar mbrojtje nga shteti. Ndjenja e fajësisë, natyrisht se i shtynë njerëzit që të kërkojnë mbrojtje, e cila atyre assesi nuk u nevojitej.
Prandaj ftoj kryeministrin, ministrin e policisë dhe organet gjyqësore që të heqin dorë nga kjo ndjekje ndjellakeqe dhe të marrin të gjitha masat që Lui Dushaj, urgjentisht të lirohet nga arresti, kurse zotërinjtë Gegaj e Shkrela i ftoj që të tërheqin aktpadinë, sepse as nuk janë të kërcënuar, e as të fyer e të denigruar. Në atë mënyrë do t’i kontribuonin më tepër ruajtjes së famës së vet, të shtetit e të partisë së tyre.
Përndryshe, Lidhja demokratike, në bashkëpunim edhe me subjektet e tjera, do të kërkojë dhe realizojë forma të tjera të shprehjes së pakënaqësisë.

Tags: Parlamenti i Malit të ZiTuzHalil DukoviqKomuna e MalësisëLuigj ShkrelaNikollë CamajNikollë Gegaj
Previous Post

Do të organizohet në Malësi, promovimi i dy veprave të akademikut Dr. Anton Berishaj

Next Post

“Miss Bjeshka 2016”, organizuar në Koritë, me rastin e Ditës së festës së bjeshkatarëve, Shën Shtjefnit

Next Post

“Miss Bjeshka 2016”, organizuar në Koritë, me rastin e Ditës së festës së bjeshkatarëve, Shën Shtjefnit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org