• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Shqipëria përkrahë Malin e Zi, ndërsa injoron shqiptarët në trojet e veta në këtë shtet

13 Mars, 2016
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

shqiptaret ne plave

Mbrojtjen e drejtave kombëtare të shqiptarëve jashtë kufijve, shteti amë e ka obligim jo veç moral, por edhe kushtetues.

“Shqipëria ka mbështetur anëtarësimin e Malit të Zi shumë më herët se të gjithë të tjerët, madje edhe atëherë kur shumë menduan se ishte vetëm një ëndërr. Jemi shumë të lumtur për arritjet e Malit të Zi dhe do të jemi të parët që do të ratifikojmë pranimin e Malit të Zi në NATO”, tha në një intervistë për gazetën Pobjeda, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai vë në dukje se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është një lajm fantastik, jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për të gjithë rajonin.

“Prandaj, nuk ka asnjë dyshim se do të bëjmë gjithçka që mundemi, e që ratifikimi nga parlamenti shqiptar të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetja jonë për Malin e Zi gjithmonë ka qenë e sinqertë, dhe suksesi i fqinjëve dhe miqve tanë, është edhe sukses i Shqipërisë. Gjithmonë si të tilla i kemi përjetuar marrëdhëniet me Malin e Zi,” tha Rama.

Kryeministri shqiptar përsëriti se marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë të shkëlqyera.

Nuk ka asgjë të keqe që Shqipëria të përkrahë integrimin e Malit të Zi në NATO, por jo përpara se të përkrahë integrimin social e politik të shqiptarëve të cilët jetojnë në trojet e veta në Mal të Zi. Përderisa Kryeministri Shqiptar shprehë përkrahje të parezervuar ndaj Malit të Zi dhe premton se Parlamenti Shqiptar do të jetë i pari nga vendet anëtare të NATO-s i cili do të ratifikojë anëtarësim e Malit të Zi në Aleancë, faktori shqiptar në Mal të Zi, pozita dhe kërkesat e tij injorohen plotësisht. E mos të flasim që një përkrahje e tillë të kushtëzohet në ndonjë formë, ashtu siç bëri shteti grek para anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Kryeministri Rama në asnjë kontekst nuk përmend shqiptarët; të drejtat e tyre themelore siç janë mohimi i të drejtës për vetëqeverisjes lokale, çështjen e arsimit, përfaqësimit në institucione dhe administratë shtetërore, çështjes ekonomike (ku zonat shqiptare janë ekonomikisht me të pazhvilluarat në vend) etj. Të gjithë këta faktor që ndikojnë ndjeshëm në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtarë. Mbrojtjen e drejtave kombëtare të shqiptarëve jashtë kufijve, shteti amë e ka obligim jo veç moral, por edhe kushtetues. Gjë e cila deri me sot nuk është dëshmuar, jo në vepër por as deklarativisht. /MALESIA.ORG/

Tags: diskriminimi i shqiptarëveMali i ZiShqipëria
Previous Post

11 marsi, ngritja dhe pavdekësia e Gjergj Kalaj

Next Post

Sh.Peraj: Liderëve shqiptar u ka dalur boja

Next Post

Sh.Peraj: Liderëve shqiptar u ka dalur boja

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org