• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 22 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Opozita e KU Tuz: Buxheti shpenzohet në çështje sekondare

27 Nëntor, 2014
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

nikolle camaj vasel sinishtajKëshilltarët e opozitës në Komunën urbane të Tuzit theksojnë se buxheti po shpenzohet në çështjet sekondare, raporton Vijesti. Ata theksuan se me planin financiar për vitin e ardhshëm, i cili është 1,8 milion euro, janë lënë jashtë projektet më të rëndësishme.

Këshilltari i Iniciativës Qytetare, Vasel Sinishtaj, tha se në planin financiarë nuk përmenden rruga Dinoshë – Pikalë – Triesh, kopshti për fëmijë, tregu i gjelbër, salla sportive, por buxheti shpenzohet në gjëra të vogla, dhe jo në nevojat reale të qytetarëve, prandaj dhe kemi nevojë për Komunë të pavarur, theksoi ai.

Ai si shembull mori urën për këmbësorë në Dinoshë përmbi lumit Cem, e cila sipas tij është e nevojshme, por nuk është prioritet për qytetarët e Malësisë.

Sinishtaj më tej thekson se këshilltarët do duhej të njoftohen se ku janë parat të cilat janë parashikuar gjatë gjithë këtyre viteve për ndërtimet e objekteve kapitale, e të cilat nuk janë realizuar.

Edhe këshilltari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Nikollë Camaj akuzon udhëheqësinë e Komunës urbane të Tuzit.

“Projektet jetike janë braktisur, për vite u zvarritën, e tashmë u zhdukën. Tashti presim që të vazhdohet me arnimin e rrugëve dhe gjëra të ngjashme”, tha Camaj.

Camaj gjithashtu pyet se ku janë parat me të cilat ishte planifikuar të punohet kopshti për fëmijë, sallë sportive, tregu i gjelbër, projekte të cilat u përdorën si justifikim për themelimin e Komunës urbane të Tuzit. /MALESIA.ORG/

Tags: Iniciativa Qytetare - Tuz (IQ)Lidhja Demokratike në Mal të Zi (LDnëMZ)Nikollë CamajVasel Sinishtaj
Previous Post

Qyteti i New York-ut stoliset me flamuj kuq e zi me rastin e Ditës së Flamurit (Foto)

Next Post

Medojevic i përgjigjet Danajt: Gati të diskutojmë, por jo për ndryshim kufijsh

Next Post

Medojevic i përgjigjet Danajt: Gati të diskutojmë, por jo për ndryshim kufijsh

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org