• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 15 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Debat në Kuvendin e KU Tuz

1 Gusht, 2013
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Të hënën, me datën 29, në ora 11, u mbajt seanca maraton e Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit. Edhe pse kjo seancë u mëndua të ishte seanca e fundit për këtë sezon vere, në mënyrë që të vazhdohej persëri në shtator, sipas shumë gjasash kjo nuk do të ndodh, për arsye se pas afro 6 orë debat u vendos që pika e fundit e rendit të ditës për diskutim rreth elaboratit të shtyhet për ditën e premte me datën 2 gusht.

Për shkak të pikave të rendit të ditës, ishte mjaft evidente se do të kishte diskutime të shumta, por me siguri surpriza e kësaj seance ishte ardhja e kryebashkiakut të Podgoricës Miomir Mugosa pas 7 vitesh në Kuvendine KU Tuz, që sipas disa zërave jo zyrtare ishte surprizë edhe për vetë drejtuesit dhe Këshilltaret e Komunës Urbane.

Pika më e rëndësishme e rëndit të ditës e cila dhe hapi debatin më të madh në këtë seancë ishte plani urbanistik për fshatin Dinoshë e sidomos perqëndrimi më i madh ishte te pjesa e zgjërimit të varrezave katolike. Siç raporton gazeta e përditshme Vijesti, Fadil Kajoshaj Kryetari i Kuvendit të KU Tuz u shpreh se debati publik për këtë plan është bëre në mënyrë formale dhe që perderisa ky plan është për banoret e Dinoshës atëherë ata duhet të pyetën për të. Ai gjithashtu tha se kjo është një çështje mjaft delikate dhe se dikush perfiton nga kjo.

Halil Dukoviq nga PDS (DPS) u shpreh se ky plan nuk do të përkrahet nga partia e tij, për arsye se ankesat e qytetarëve nuk janë marrë parasysh dhe se nuk është respektuar dëshira e shumicës së qytetarëve.

Këshilltari i Alternativës Shqiptare Mark Lucgjonaj është shprehur se kjo është një loj politike dhe se po tentohet tu lihet në dorë patatje e nxehtë.

Nikollë Camaj (LDMZ) u shpreh se “Në Malësi kemi kapacitete për të vendosur për disa gjëra, ju keni votuar për urbanizimin e Dinoshës, kur unë isha kundër  për arsye se nuk mund të urbanizohet fshati para qytetin”.

Enis Gjokaj (UDSH) për këtë plan tha se partia e tij do të jetë kundër, për vetë faktin se ky plan do sjell vetëm të këqija dhe së është koha që ti thuhet jo planeve që vin nga kryeqyteti.

Smail Çunmulaj nga IQ tha se për 8 vite nuk i ka pyetur njeri për asnjë gjë, ai u shpreh se i ka ndjekur debatet publike, por si Këshilltar duhet ti vihet ne dispozicion materiali dhe jo të flasim përmëndesh.

Ndërsa nga ana e tij Kryetari i KU Tuz Fran Lulgjuraj është shprehur se “Ne nuk jemi shërbëtor të askujt, nuk mund të thot kush që ne do ti përkulemi, as kryeqytetit dhe as shtetit. Në qoftë se dikush na cilëson si poltron nuk ka të drejtë”.

Muhamed Gjokaj nga Lista për Tuz u shpreh se problemet do i rregullojnë banoret mes vetes dhe që ndihma e Podgoricës nuk i duhet.

Kryebashkiaku i Podgoricës Miomir Mugosha ju përgjigj të gjitha akuzave që mori nga Këshilltarët e Kuvendit të KU Tuz. Ai apeloj te Këshilltarët që ta aprovojnë këtë plan dhe që myslimanet ti lëjojnë vëllezerve të tyre katolik që në kuadër të këtijë plani të zgjërohën varrezat me 1000 meter katrorë.  Duke aluduar të banoret e Dinoshës ai i përsëriti fjalët që në shekullin 21 ai që gjuan me gur të vdekurit për të janë njerëz primitiv.

Në fund pas shumë debatësh Këshilltarët e UDSH, PDS (DPS), Partisë Boshnjake, Rexhep Gjokaj nga Iniciativa Qytetare (IQ) dhe Muhamed Gjokaj nga Lista për Tuz votuan kundër këtijë projekti. Të përmbajtur ishin pjesa tjeter e IQ (3 këshilltarët), Këshilltari i LDnëMZ dhe ai i PSP (SNP)  ndërsa dy Këshilltarët e Alternativës Shqiptare votuan pro këtij plani. /MALESIA.ORG/

Previous Post

Memorial që përjetëson mbrojtësit e Plavë-Gucisë – Nesër manifestimi

Next Post

Tubimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare Vuthaj 2013”

Next Post

Tubimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare Vuthaj 2013”

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org