• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 22 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Malësia e Madhe “Nderi i Kombit” – nga Sytki Ndrecaj

4 Dhjetor, 2012
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Të dashtun vëllazen e motra malësor!

I emocionuar së tepërmi nga kulminacioni qe pat festimi i madhërishëm i 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë, ngritjes së Flamurit Kombëtar dhe krijimit të Shtetit Shqiptar për treven tonë Malësia e Madhe kam dëshiren e mirë të përshëndes të gjithë Ju për ngrohtësinë, ritmin dhe emocionet e pakufishme që i dhatë gjatë gjithë kohës kësaj feste madhështore, të shenjtë e plot atdhedashuri. Pa as më të voglin dyshim treguam se e meritojmë emrin e mirë e plot dritë të malësorit që edhe pse të ndarë kufijsh ne nuk mund të ndahemi nga gjaku, gjuha, historia, kultura e për më tej edhe sakrificat e përbashkëta që kemi përjetuar. Nuk mund të ndajmë prejardhjen e traditat tona, jetët e qindra e mijra luftëtarë e luftetare të cilët për liri, mbrojtje territoresh tona, çlirim kombëtar e ndertim të demokracisë dhanë jetën e tyre, sakrifikuan pasuri e familje, lanë ofiqe e grada e të tjera privilegje vetëm për token e begatë që ka një emër shumë kuptimplotë e sinjifikativ, krenarë për brezat e djeshëm, të sotëm e të nesërme, trevë e lartësuar MALËSIA E MADHE.

Kujtdo që nuk e njeh Malësinë tonë e historinë e saj mund e do i dukeshin një legjendë luftrat dhe përpjekjet e saj për ekzistencë,  por brezat malësorë i kanë jetuar dhe mbrujtur me patriotizem të pashoq duke i lanë kurdoherë si pasuri të madhe brezave pasardhës. E ne brezat e sotëm veçse duhet ta meritojmë që dëshirat e tyre ti transmetojmë tek brezat që vijnë. A mundeshim që këto faqe të ndritur të historisë, të etno-kulturës e traditave të trevës tonë Malësi e Madhe ti linim veçse të pergojuar o jo ti materializojmë në altar? Jo kurrsesi. Ndaj me mëndje të kthjellët shumë intelektual, shoqata, deputetë, përfaqësues të pushtetit etj. të Malësisë së Madhe i parashtruam me fakte e prova ( të firmosura e vulosura ) e i paraqitem para Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani që emri e vepra e bashkmalësorëve tanë dhe e trevës tonë Malësi e Madhe të nderohet e të respektohet me ligje. Presidenti i nderuar z. Nishani pati nderin e merituar që në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë të lartësojë Malësinë e Madhe me titullin “ Nderi i Kombit “. Duke qënë i bindur që në heren e parë se për asnjë çast nuk është vënë në dilemë, pasi siç e pohoi edhe vetë z. President teksa mbajti fjalën e rastit në Teatrin “ Migjeni “ me datë 25 Nëntor 2012 gjatë dorëzimit të titullit, por edhe duke përcaktuar qartë edhe në motivacionin përkatës ishte i mirënjohur me historinë e Malësisë së Madhe dhe se ishte i lumtur që Malësisë së Madhe kishte nderin ti japë titullin e lartë “ Nderi i Kombit ”.  Ndaj në emrin Tuaj dua të falenderoj Presidentin e Republikës z. Bujar Nishani e ta Uroj ashtu siç dimë ne malësorët: Paçi faqen e bardhë e zoti qoftë kurdoherë me ju z. President për të ndriçuar rrugen tane në të mirë të Shqipërisë e Kombit Shqiptarë, drejt përparimit dhe integrimit në familjen e madhe eurpiane. Dora Juaj z. President që nënshkroj titullin e lartë “ Nderi i Kombit “ për Malësinë e Madhe qoftë kurdoherë dora e vlerësimit dhe e bashkimit të të gjithë shqiptarëve.

Prania ime dhe e bashkmalësorit tonë të nderuar Prof. Dr. Martin Berishaj në podium teksa merrnim titullin e lartë “ Nderi i Kombit “ për Malësinë e Madhe ishin të mbushur por edhe shpërndanim emocione tek çdo malësor i ndodhur në sallë, në brendësi të territorit të Malësisë së Madhe ( pa kufinj shtetërorë ) apo kudo që ndodhej e ndodhet edhe tani. Ashtu siç jam i bindur se të tilla emocione janë të shpërndara anëkënd trojeve shqiptare e kudo ku ndodhen shqiptarë, pasi gëzimi i yni për Malësinë e Madhe i nderuar me titullin e lartë “ Nderi i Kombit “ është edhe gëzimi i tyre.

Ndaj në të tilla momente emocionuese më lind vetëm një urim i veçantë që është padyshim urim edhe i Juaji: Gëzuar “ Nderin e Kombit “ Malësia jonë e Madhe, me tradita kurdoherë të vyera të besës, bujarisë, trimërisë e dashurisë së madhe. Lavdi të përjetshme historisë dhe atyre burrave e burrneshave që lartësuan treven e Malësisë së Madhe. Përshendetjet dhe urimet ma të mira për çdo malësor e malësore, për çdo familje e fis malësor brenda e jashtë territorit pa kufinj të Malësisë së Madhe. Nuk mund të gjej mbyllje më të përshtatshme për këtë shkrim se sa vargjet: Po ku je Malsia e Madhe/Mir e di ke pas shum halle/Je kreshnike, je e mir’/Jam krenar që jam yt bir.

Me respekte nga bashkëmalësori Juaj

SYTKI NDRECAJ
N/PREFEKT MALËSI E MADHE

Previous Post

SHKA Dedë Gjon Luli nga Malësia, pjesëmarrëse e Festivalit “100 Vjet Pavarësi” në Vlorë

Next Post

Postet e “Forcës për Bashkim” në Qeverinë e re

Next Post

Postet e “Forcës për Bashkim” në Qeverinë e re

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org