• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 11 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Postet e “Forcës për Bashkim” në Qeverinë e re

4 Dhjetor, 2012
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën për shtyp të Forcës së Re Demokratike mësohet se këshilli qendror i këtij subjekti ka miratuar Aneks marrëveshjen mbi veprimin e përbashkët në Qeverinë e re të Malit të Zi, në të cilën koalicionit “Forca për Bashkim” do ti përkasin nëntë funksione të cilat i zgjedhë, vendos dhe emëron Qeveria dhe Kuvendi i Malit të Zi.

Nga radhët e koalicionit do të zgjidhet Kryetari i Këshillit Drejtues të “Mirave Detare”, dy ndihmës ministra dhe gjashtë përfaqësues në funksione të cilat do ti zgjedhin Qeveria dhe Kuvendi.

Një pikë në këtë aneks obligon nënshkruesit e sajë, që të punojnë në përshpejtimin e procesit për themelimin e Komunës së Malësisë – Tuzit.

Sipas informatave jozyrtare, në përbërjen e qeverisë së re nuk do të ketë asnjë ministër nga partitë shqiptare. Për herë të parë ministri në Ministrinë e pakicave nuk do të jetë shqiptar. /Malesia.Org/

___________________________________________________________________

KONFERENCË PËR MEDIA

Këshilli qendror i Forcës në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, ka miratuar Aneks marrëveshtjen mbi veprimin e përbashkët politik në Qeverinë e re të Malit të Zi.

Paraprakisht Forca me Partinë Boshnjake dhe Iniciativën Qytetare Kroate
ka përfunduar Platformën politike mbi principet e veprimit të përbashkët për
avancimin e pozitës së popujve pakicë në Mal të Zi si dhe Marrëveshtjen mbi veprimin e përbashkët politik për formimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Me Platformën politike mbi principet e veprimit të përbashkët për avancimin e pozitës së popujve pakicë në Mal të Zi janë të përforcuara qëllimet themelore dhe të veçanta të veprimit të përbashkët të partive të pakicave të cilat synojnë në realizimin e një shkalle më të lartë të integrimit në proceset e demokratizimit të shoqërisë, reformat e mëtutejshme në përputhje me principet evropiane, përkrahja e mëtutejshme e demokratizimit të shoqërisë me qëllim të hyrjes në Unionin Evropian dhe integrimet euroatlantike, të gjitha për hir të avancimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe mbrojtjen e specificitetit të identitetit të tyre, si dhe përmirësimin e kushteve jetësore.
Me marrëveshtjen mbi veprimin e përbashkët politik për formimin e shumicës parlamentare dhe qeverisë së Malit të Zi, janë të definuara orijentimet për bashkëpunim ndërmjetsorë dhe shpërndarjen e funksioneve prej të cilave veçoj:
–    Pikënisjen për definimin e Marrëveshtjes e përbëjnë orientimet programore të partive dhe koalicioneve nënshkruese, marrëveshtjet e nënshkruara në mes të partive dhe koalicioneve, si dhe Platforma politike mbi principet e veprimit të përbashkët të partive dhe koalicioneve të popujve pakicë.

–    Partitë obligohen në respektim të ndërsjelltë, afirmimin e vlerave të të gjithë nënshkruesve të Marrëveshtjes dhe komunikim të mire ndërmjet.

–    Partitë do ta përkrahin zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi nga radhët e SDP-së.

–    Partitë obligohen se duke respektuar rezultatet e zgjedhjeve  parlamentare, do të përkrahin zgjedhjen e Kryetarit të Qeverisë së Malit të Zi nga radhët e DPS-it.

–    Nënshkruesit e marrëveshtjes obligohen se do të përkrahin dhe do të bashkërendojnë aktivitetet e Qeverisë në përcaktimin dhe implementimin e politikës zhvillimore të Malit të Zi dhe në këtë funkcion angazhimin e kapitalit dhe të investitorëve strategjik.

Me aneks të Marrëveshtjes mbi veprimin e përbashkët politik, është vërrtetuar se së bashku do të bëjnë përpjekje në përshpejtimin e procesit të themelimit të Komunës së Malësisë/Tuz.
Poashtu me Aneks Marrëveshtje janë të vërtetuara edhe funksionet të cilat do ti takojnë koalicionit „Forca për bashkim“ dhe ato janë: Kryetari i Këshillit Drejtues të „Të Mirave detare“, 2 ndihmës ministra si dhe 6 përfaqësues në funksione të cilat i zgjedh, vendos dhe emëron Kuvendi dhe Qeveria e Malit të Zi.

Kryetari,
Nazif Cungu

 

Previous Post

Malësia e Madhe “Nderi i Kombit” – nga Sytki Ndrecaj

Next Post

Kupa e Mali të Zi – ALBA 3 Garues 5 Medalje

Next Post

Kupa e Mali të Zi - ALBA 3 Garues 5 Medalje

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org