Festa e 100 vjetorit të Pavarësisë ka mbledhur shqiptarët nga të gjitha trevat dhe diaspora në qytetin e flamurit.
Shoqata “Dedë Gjon Luli” nga Hoti, mori pjesë 3 ditë radhazi në aktivitetet që u organizuan në Vlorë për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë nga Bashkia e Vlorës dhe Ministria e Kulturës. Shoqata”Dedë Gjon Luli” mori pjesë në Festivalin Folklorik, që u organizua me 26 nëntor për nderë të 100 vjetorit, në Sheshin e Flamurit. Në ketë program shoqata nga Hoti u paraqit me një program burimor.
Aktivitet festive vazhdua edhe me 27 nëntor, ku ishin të pranishëm në ceremoninë e shpalljes ” Qytetar Nderi” nga kryetari i Bashkis Vlorë Shpëtim Gjika për ish ambasadorin e ShBA – se John Withers dhe për akademikun Rexhep Qosja. Pastaj programi vazhdoj me defile nga Teatri Petro Marko deri te Sheshi Pavarësia ku u bë përurimi i shtatores së Ismail Qemalit.
Po ashtu me 27 në Sheshin e Flamurit u organizua mbrëmja artistike ku ishte edhe shoqata ” Dedë Gjon Luli” , përkrah Ansamblit të këngëve dhe valleve të Shqipërisë, Ansamblit “Gryka e Kaçanikut”, Ansamblit ” Shote Galica” , grupit Arbresh, Arif Vlladit , Rovena Stefa etj.
Në këtë program ishin të pranishmen Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga , prijësit e fesë si dhe personalitete më të larta nga vendi dhe te ftuar nga jashtë.
Shoqata ishte edhe mysafire në studiot e hapura të televizione si News 24, Real Tv , Top – Channel etj.
Me 28 të gjithë marshuan drejt Sheshit të Flamurit për të finalizuar ceremoninë e ngritjes së Flamurit nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani.
Ketë rrugëtim si edhe herëve tjera e mundësoj diaspora nga SHBA.
SHKA Dedë Gjon Luli