• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

FORCA – KUMTESË PËR OPINION

31 Tetor, 2008
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

A është Ligji zgjedhor manipulim i pushtetit?

Edhe pse deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2009, ka mbetur edhe një vit, pushteti aktual nuk është duke u treguar aktiv ne lidhje mbi harmonizimin e ligjeve përkatëse me Kushtetutën e re të Malit të Zi. Fjala është për ligjin zgjedhor të këshilltarëve dhe të deputetëve i cili është dashur të punohet më herët nga Sekretariati ligjdhënës i Kuvendit të Malit të Zi. Por, deri me tash nuk kemi asnjë informacion konkret se a është punuar ndonjë version pune, ku më vonë subjektët politike në formë të amendamentëve do të mund të vepronin në parlament.
Një veprim i tillë i pushtetit paraqet papërgjegjësi para qytetarëve, sepse deri më tash janë tejkaluar dy afate, nga del se pushtetit i konvenon situata e krijuar. Madje pushteti aktual përpiqet që mos punën e tyre t ia mveshi opozitës, duke e cilësuar ate si përgjegjësën kryesore ne mos miratimin e këti ligji. Pasi koordinatori i grupit punues është nga DPS-i del qartë se nga shumica parlamentare nuk ekziston vullneti politik për miratimin e një ligji të tillë, andaj, ne zgjedhjet lokale në Kotor më 9.nëntor të këti viti shkohet me ligjin e vjetër zgjedhor.
Edhe pse deri më tash ne lidhje me ketë çështje nuk ka qendrime zyrtare, ne jemi që Mali i Zi të jetë një njësi zgjedhore, ndërsa për shqiptarët të ekzistojë njësia e veçantë zgjedhore si deri më tash e cila do të jap 5 deputet. Në mënyrë analoge një dukuri e tillë të jetë e pranueshme edhe për pjesëtarët e popujve të tjerë pakicë në Mal të Zi. Pasi Kushtetuta e Malit të Zi në nenin 78 garanton përfaqësimin autentik, kjo nënkupton mandatët e garantuara të deputetëve.Ndërsa çdo tentim i pushtetit për të eliminuar të drejtat e përfituara për ne shqiptarët është ide e papranueshme dhe është në kundërshtim me standartët ndërkombëtare të mjediseve multinacionale demokratike evropiane.
Pasi mbi ketë çështje të rëndësishme deri më tash nga Ministria e Pakicave nuk ka ndonjë reagim konkret, nuk paraqet befasi sepse siç duket ministri Nimani ende është duke shkruar përshtypjet nga vizita që i bëri Kinës gjatë Olimpiadës. Madje ka gjasa qe më nikoqirët kinez të shkëmbej përvojat mbi realizimin praktik të te drejtave të pakicave dhe lirive të njeriut me theks të veçantë për popullin e Tibetit.

Shërbimi për informim
Ulqin 29-10-2008

KOMENTOJE

Previous Post

Liqeni i Shkodrës, në prag të katastrofës ekologjike

Next Post

Si e shohin Malësinë shqiptarët nga trojet tjera etnike?

Next Post

Si e shohin Malësinë shqiptarët nga trojet tjera etnike?

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org