• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 24 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Liqeni i Shkodrës, në prag të katastrofës ekologjike

31 Tetor, 2008
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan, është në prag katastrofe ekologjike. Kërcënimi vjen nga shteti më i vogël i Ballkan, Mali të Zi. Lumenjtë që derdhen në liqenin e Shkodrës janë të ndotura me mbetje alumini, të konsideruara si tepër toksike. Alarmin e ka dhënë drejtoresha e Zyrës Rajonale të Mjedisit në qytetin e Shkodrës, Diana Bejko.

Ashtu siç kishin paralajmëruar specialistët vite më parë, fabrika e aluminit në kufi me Podgoricën në Mal të Zi nuk është më një kërcënim por një “përbindësh”. Fabrika derdh mbetjet e aluminit dhe kobaltit në liqen duke e çuar drejt një katastrofe të vërtetë ekologjike.
“Mbetjet e fabrikës së aluminit në Malin e Zi derdhen në liqen. Kjo është me të vërtetë ndotje e rrezikshme, pasi prezupozohet se ekzistenca e metaleve të rënda në ujin e liqenit dhe sidomos përmbajtja e aluminit, krahasuar me normat e lejuara të BE, i kalon shumë këto shifra. Po kështu dhe mbetjet e kobaltit janë përsëri mbi normat e cilësisë së ujërave për standardet evropiane”, ka deklaruar për televizionin Neës24, drejtoresha rajonale e mjedisit, Diana Bejko.
Po kështu lumenjtë që furnizojnë liqenin e Shkodrës nga Mali i Zi, Moraça sjellin dhe ndotje urbane me vete. Por shkëlqimin dhe pasurinë ekologjike për të cilën njihej liqeni më i madh i Gadishullit të Ballkanit, po dëmtohet dhe nga mbetjet e urbane që hidhen nga komuniteti që jeton përreth brigjeve të liqenit të Shkodrës, ndërtimet pa leje dhe prerja e pyjeve në malin e Taraboshit.

Bejko i ka bërë apel Bashkisë për të ndërhyrë duke ushtruar presion ndaj kompanive të ndërtimit të cilët në mënyrë të papërgjegjshme hedhin mbetjet inerte në brigjet e këtij liqeni.
Liqeni i Shkodrës ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë dhe është liqeni më i madh i Gadishullit të Ballkanit. Ai është pjesë e kufirit të Shqipërisë me Malin e Zi dhe ka sipërfaqe 368 km2, nga të cilat 149 km2 ndodhen në territorin administrativ të Shqipërisë. Lumi Moraça dhe ai Cem përbëjnë 60% të prurjeve në liqen. 30% e ujit vjen nga burimet nëntokësore e përrenjtë dhe pjesa tjetër nga malet dhe reshjet e shiut. Nyja ujore e hapësirës Bunë-Drin, luan rol të rëndësishëm në sistemin ujor të liqenit.
Dikur, një nga zonat më të populluara me pushues dhe turistë, liqeni i Shkodrës ndihet i braktisur. Gjuetia e paligjshme e peshkut, përdorimi i mjeteve shfarosëse për zënien e tij, janë kërcënime të tjera për këtë liqen, të cilat nga dita në ditë po i zbehin shkëlqimin e dikurshëm. /Balkanweb/

KOMENTOJE

Previous Post

Zgjedhjet në Amerikë 2008; Interesim i i madh e televizioneve nga mbarë bota Syt e Botës tek zgjedhjet në Amerikë

Next Post

FORCA – KUMTESË PËR OPINION

Next Post

FORCA – KUMTESË PËR OPINION

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org