Futbollisti nga Malësia, Driton Camaj, ka bërë një tjetër hap në karrierën e tij, duke u transferuar te klubi turk Muğlaspor, i cili do të garojë në Ligën e Dytë të Turqisë gjatë sezonit të ri.
Camaj i bashkohet skuadrës turke pas paraqitjeve të mira me Novi Pazar në Ligën e parë në Serbi, ku në gjysmën e dytë të sezonit shënoi 7 gola dhe regjistroi 3 asistime në 17 ndeshje.
29-vjeçari ka ndërtuar një karrierë të pasur duke luajtur për Deçiqin, Buduqnostin, Llovqenin, Iskrën, klubet hungareze Kisvárda dhe Kecskemét, si dhe ekipin nga Kazakistani Astana, përpara se të kalonte te Novi Pazar.
Me këtë transferim, Camaj nis një sfidë të re në futbollin turk, ndërsa pritet të jetë një nga lojtarët kyç të Muğlasporit në sezonin e ardhshëm.
/MALESIA.ORG/


