• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 14 Korrik, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Kolë Ivanaj paralajmëron kandidimin për Kryetar të Komunës së Tuzit: “Rrogën time do ta dhuroj për popullin”

13 Korrik, 2026
in Lajme, Headline
Kolë Ivanaj paralajmëron kandidimin për Kryetar të Komunës së Tuzit: “Rrogën time do ta dhuroj për popullin”
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkatdhetari nga Malësia, Kolë Ivanaj, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë publike synimin e tij për të kandiduar për Kryetar të Komunës së Tuzit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve të Malësisë, Ivanaj ka shpalosur vizionin e tij për drejtimin e komunës, duke theksuar se kandidimi i tij nuk motivohet nga interesa personale apo përfitime materiale, por nga dëshira për t’i shërbyer vendlindjes.

“Nuk po hyj në këtë rrugë për pasuri, as për famë e as për privilegje. Nuk më duhet rroga e komunës, makina zyrtare apo shpenzimet që bëhen në emër të pushtetit”, shkruan ai.

Në mesazhin e tij, ai bën thirrje për një ndryshim të sinqertë në mënyrën e qeverisjes së komunës, duke deklaruar se ka ardhur koha të marrë fund politika e premtimeve të pambajtura.

“Mjaft më me premtime boshe. Mjaft më që qytetari të kujtohet vetëm gjatë zgjedhjeve.”

Ivanaj thekson se, ashtu si shumica e bashkëvendësve të tij, ka emigruar në SHBA, ku ka ndërtuar biznesin familjar dhe ka siguruar jetën e tij, duke shtuar se nuk ka nevojë për një post politik për përfitime personale.

Sipas tij, qëllimi është që Malësia të ketë më shumë zhvillim ekonomik, investime, vende pune dhe mundësi për të rinjtë. Ai kërkon një administratë transparente, mbështetje për familjet dhe bizneset vendore, si dhe një komunë që, sipas tij, “të jetë shtëpi e qytetarëve dhe jo vend privilegjesh për individë”.

Një nga premtimet e Ivanajt është se, nëse zgjidhet Kryetar i Komunës së Tuzit, nuk do ta mbajë pagën e kryetarit.

“Unë ju premtoj që nëse Malësia pranon që unë ta udhëheq, rrogën time si kryetar nuk do ta marr, por do ta dhuroj për popullin tim”, thekson ai.

Në programin e tij ai flet edhe për tërheqjen e investimeve të huaja, duke deklaruar se është i gatshëm të investojë kapital personal dhe të shfrytëzojë kontaktet e krijuara në SHBA për të sjellë investitorë amerikanë dhe evropianë në Malësi.

“Jam në gjendje që këtë vend ta lidh me investitorë të huaj dhe t’i sjell benefite komunitetit. Dua të sjell ekspertë amerikanë dhe evropianë që të studiojnë pasuritë natyrore të këtij vendi dhe të ndërtojmë kompani inovative që do të gjeneronin të ardhura miliona dollarëshe”, shkruan Ivanaj.

Në fund të mesazhit të tij, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të shprehin mendimin dhe mbështetjen e tyre përpara se ta zyrtarizojë kandidaturën, duke theksuar se “zëri i popullit është forca më e madhe”.

/MALESIA.ORG/

Tags: Kolë Ivanaj
Previous Post

Driton Camaj vazhdon karrierën në Turqi, firmos me Muğlaspor

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org