• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Mbyllet procedura e arbitrazhit mes Tuzit dhe Podgoricës, pa sqarime për opinionin

24 Qershor, 2026
in Lajme, Headline
Mbyllet procedura e arbitrazhit mes Tuzit dhe Podgoricës, pa sqarime për opinionin
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna e Tuzit njoftoi se procedurat para Komisionit të Arbitrazhit kanë përfunduar dhe se kufijtë aktualë ligjorë të komunës mbeten në fuqi. Sipas njoftimit, të gjitha propozimet për ndryshime territoriale të paraqitura nga të dyja palët gjatë procedurës janë refuzuar.

Në deklaratën e Komunës së Tuzit thuhet se propozimi i kësaj komune për ndarjen e pronës ishte i vetmi propozim që nuk u refuzua gjatë procedurës së arbitrazhit, duke e cilësuar atë si modelin e vetëm të pranuar në këtë proces.

Komuna e Tuzit vlerëson se procesi tashmë ka përfunduar dhe se nuk do të marrë pjesë në përpjekje të mëtejshme për ndryshimin e rezultateve përmes propozimeve apo marrëveshjeve të reja që nuk kanë qenë pjesë e procedurës së arbitrazhit.

“Kufijtë e Komunës së Tuzit mbeten të përcaktuar nga ligji aktual dhe të drejtat dhe interesat e Komunës së Tuzit do të mbrohen me të gjitha mjetet demokratike, institucionale dhe ligjore”, thuhet në deklaratë.

Anëtarë të Komisionit të Arbitrazhit në emër të Komunës së Tuzit ishin Nik Gjeloshaj, Emin Haxhi dhe Nermin Alibashiq.

Megjithatë, njoftimi i Komunës së Tuzit nuk ofron detaje konkrete lidhur me propozimet territoriale që janë refuzuar gjatë procesit të arbitrazhit. Opinioni publik nuk është informuar se cilat kanë qenë kërkesat e palëve, cilat zona apo vendbanime kanë qenë objekt diskutimi dhe cilat ndryshime territoriale janë shqyrtuar.

Po ashtu, në deklaratë nuk sqarohet qartë se cilat vendbanime të Malësisë mbeten pjesë e Komunës së Tuzit sipas kufijve aktualë dhe nëse ndonjë vendbanim i Malësisë vazhdon të mbetet jashtë territorit administrativ të komunës.

Duke pasur parasysh rëndësinë që çështja e kufijve territorialë ka për Malësinë dhe banorët e saj, pritet që institucionet kompetente të ofrojnë sqarime më të detajuara në mënyrë që qytetarët të kenë një pasqyrë të qartë mbi rezultatet konkrete të procesit të arbitrazhit dhe pasojat e tij për territorin e Komunës së Tuzit.

/MALESIA.ORG/

Tags: Komuna e TuzitMalësia
Previous Post

Turë rekreative me kajak në Liqenin e Shkodrës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org