• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 2 Qershor, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Nikollë Camaj dorëzon propozimin për hetim parlamentar mbi aksionin “Fluturimi i Shqiponjës”

2 Qershor, 2026
in Lajme, Headline
Nikollë Camaj dorëzon propozimin për hetim parlamentar mbi aksionin “Fluturimi i Shqiponjës”
Share on FacebookShare on Twitter

Nikollë Camaj dorëzon propozimin për hetim parlamentar mbi aksionin “Fluturimi i Shqiponjës”

Podgoricë, 1 qershor 2026 – Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe deputeti i Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj, ka dorëzuar zyrtarisht propozimin për hapjen e një hetimi parlamentar lidhur me aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës”, të zhvilluar më 9 shtator 2006.

Propozimi parasheh formimin e një Komisioni Anketues, i cili do të ketë për detyrë mbledhjen e informacioneve dhe fakteve mbi veprimet e organeve shtetërore dhe subjekteve të tjera të përfshira në këtë aksion.

Duke njoftuar për dorëzimin e iniciativës, Camaj theksoi se zbardhja e plotë e ngjarjeve të 9 shtatorit 2006 është një detyrim institucional dhe moral.

“Sot, në emër të përgjegjësisë shtetërore dhe të së vërtetës historike, dorëzova propozimin për hapjen e hetimit parlamentar mbi aksionin policor ‘Fluturimi i Shqiponjës’. Një shtet i drejtë ndërtohet mbi transparencë, drejtësi dhe respekt për sakrificën e qytetarëve të vet. Zbardhja e plotë e fakteve nuk është vetëm detyrim institucional, por edhe obligim moral ndaj interesit kombëtar”, deklaroi Camaj.

Ai falënderoi gjithashtu deputetët dhe përkrahësit në Parlamentin e Malit të Zi që mbështetën këtë iniciativë, duke theksuar se synimi është sigurimi i drejtësisë dhe ndërtimi i një të ardhmeje mbi baza të barazisë dhe sundimit të ligjit.

Propozimi pritet të shqyrtohet në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit të Malit të Zi, ku do të prezantohet dhe arsyetohet nga vetë deputeti Nikollë Camaj.

Malesia.org

Tags: Nikollë Camaj
Previous Post

“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org