• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Shqipëria do të prodhojë dronë luftarakë dhe pajisje ushtarake

28 Shkurt, 2026
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Shqipëria do të prodhojë dronë luftarakë dhe pajisje ushtarake
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se Shqipëria po hedh hapa konkretë në zhvillimin e industrisë ushtarake, përmes ngritjes së linjave të prodhimit për dronë, municione  dhe uniforma ushtarake e policore, me synim forcimin e sigurisë kombëtare.

Në një konferencë për shtyp, Vengu bëri të ditur se gjatë këtij viti parashikohet hapja e 326 vendeve të reja pune në industrinë e mbrojtjes. Sipas tij, kanë nisur rekrutimet për sektorët e municioneve, uniformave dhe dronëve, ku 49 vende janë të dedikuara për inxhinierë dhe 68 për teknikë të diplomuar në shkollat profesionale në vend.

Ministri theksoi se dinamika e rekrutimeve lidhet me afatet e vendosura për nisjen e punës nga katër kompani prodhuese, në zbatim të gjashtë kontratave të firmosura.

Ai njoftoi se në mes të prillit pritet të nisë linja e asemblimit të sistemeve të dronëve në uzinën e autotraktorëve. Aktualisht po rekrutohen 12 inxhinierë dhe personel teknik, ndërsa në bashkëpunim me kompaninë shtetërore KAYO dhe Agjencinë e Industrisë së Mbrojtjes do të organizohen ture informuese në universitete dhe institucione arsimore për të tërhequr kandidatë të rinj.

Sipas Vengut, në muajin maj përfundon ndërtimi i fabrikës së tekstileve “Guna Tactical” në zonën e Babrrusë, ku do të nisë prodhimi i uniformave. Prodhimi fillestar do të synojë furnizimin e Policisë së Shtetit dhe njësive të veçanta të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, korriku është afati i parashikuar për nisjen e prodhimit të municioneve. Linja do t’i nënshtrohet procesit të certifikimit nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, përpara se të vijojë prodhimi sipas kalibrave përkatës.

 

/MALESIA.ORG/

Tags: Forcat e Armatosura të ShqipërisëShqipëria
Previous Post

Komuna e Tuzit ndan bursa për 44 studentë

Next Post

Autobusi i KF Deçiqit me “veshjen” e re

Next Post
Autobusi i KF Deçiqit me “veshjen” e re

Autobusi i KF Deçiqit me “veshjen” e re

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org