Klubi futbollistik KF Deçiqi ka prezantuar autobusin e ri me dizajn modern dhe ngjyra të klubit.
“Në vitin kur KF Deçiqi feston 100-vjetorin e themelimit, mirënjohja jonë shkon për njerëzit që e duan klubin me vepra, jo vetëm me fjalë. Vëllezërit Vasko dhe Marijan Nikprelaj, të cilët të parët dhuruan autobusin e ekipit, në këtë vit jubilar e kanë dizajnuar atë me ngjyrat dhe logon e klubit, duke i dhënë Deçiqit një identitet të denjë për historinë e tij njëqindvjeçare. Faleminderit për përkushtimin, vizionin dhe dashurinë ndaj klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit KF Deçiqi.




