Sot në ambientet e Komuna e Tuzit u realizua nënshkrimi i kontratave për ndarjen e bursave studentore, ku 44 studentë përfitues nënshkruan kontratat në vlerë prej 1,000 euro secili.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Lindon Gjelaj, përgëzoi studentët për sukseset e tyre në studime dhe vlerësoi përkushtimin e tyre akademik, duke theksuar se investimi në arsim është investim në të ardhmen e shoqërisë.
Programi i bursave synon të mbështesë studentët në përballimin e shpenzimeve gjatë studimeve, si dhe të nxisë vazhdimësinë e angazhimit dhe arritjeve të tyre akademike, thuhet në njoftimin e Komunës.
/MALESIA.ORG/



