Komuna e Tuzit është bërë pjesë e projektit “WiFi4 Western Balkan”, një nismë që synon të sjellë internet falas dhe me shpejtësi të lartë në hapësirat publike.
Kryetari i Komunës, Lindon Gjelaj, bëri të ditur se së shpejti qytetarët dhe vizitorët do të kenë qasje falas në rrjet Wi-Fi në mjedise publike, duke krijuar një hapësirë më moderne, të hapur dhe më të përshtatshme për të gjithë.
Ai theksoi se Komuna e Tuzit mbetet e përkushtuar në rrugën e modernizimit dhe inovacionit, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Ky projekt bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.
/MALESIA.ORG/