Në një kohë kur fjala e lirë mungonte, ndërsa hapësirat mediatike ishin të kontrolluara dhe të kufizuara, lindi ideja për themelimin e portalit Malesia.org, një dritare informative e lirë dhe e pavarur në shërbim të Malësisë dhe shqiptarëve. Ky ishte pikërisht motivi që e jetësoi këtë projekt, më 15 shtator të vitit 2000.
Që nga ajo ditë, portali u shndërrua në tribunë të mendimit të lirë, duke pasqyruar realitetin politik, shoqëror dhe kulturor të Malësisë, dhe duke e lidhur atë me mërgatën. Për 25 vjet me radhë, Malesia.org nuk është ndalur së kryeri misionin e tij: të informojë drejt, të ruajë identitetin shqiptar dhe të përkrahë çdo iniciativë në të mirën e Malësisë.
Sot, në një kohë kur bota ka ndryshuar dhe informacioni është i shpejtë e i bollshëm, por shpesh mungon informacioni i drejtë dhe i pavarur, motivi i Malesia.org mbetet po aq i fortë sa në ditën e parë – për të ofruar fjalën e pavarur, të besueshme dhe të qëndrueshme.
Falënderojmë lexuesit për besimin e tyre dhe premtojmë se misioni i Malesia.org do të vazhdojë.
Mirënjohje e veçantë antarëve të stafit të cilët për shume vite kanë dhënë kontribut: Albert Camaj, Lindon Camaj, Gjon Gjelaj, Françesko Junçaj dhe Pjeter Gjonaj.
Mirënjohje edhe për të gjithë operatorët e #Malesia Chat dhe Forum, dy platforma komunikimi të cilat ishin pjesë e portalit për shumë vite.
Themelues: Robert Gj. Ivezaj