• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 7 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

Shoqatat shqiptare në SHBA kundër projektit aktual të monumentit të Skënderbeut në Ulqin

31 Korrik, 2025
in Mërgata, Headline
Shoqatat shqiptare në SHBA kundër projektit aktual të monumentit të Skënderbeut në Ulqin
Share on FacebookShare on Twitter

Disa organizata dhe fondacione shqiptaro-amerikane kanë reaguar publikisht kundër projektit aktual për ndërtimin e monumentit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin, duke e cilësuar atë si të papërshtatshëm dhe nën nivelin e figurës historike që përfaqëson.

Në një letër të hapur drejtuar kryetarit të Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, dhe Kuvendit të Komunës, organizatat theksojnë se monumenti i propozuar “nuk ka asgjë të përbashkët me heroin kombëtar” dhe “nënçmon lavdinë dhe dinjitetin e tij”.

Lexo kumtesën e plotë:

FONDACIONI DOM SIMON FILIPAJ

LETËR E HAPUR PËR KRYETARIN GENCI NIMANBEGU DHE KUVENDIN E KOMUNËS TË ULQINIT NGA

SHQIPTRËT E DIASPORËS AMERIKANE

Të nderar bashkëvendas dhe bashkatdhetarë;

Siç ju kemi njoftuar edhe më parë shumica e shqiptarëve të Amerikës nuk janë të kënaqur me projektin tuaj për ndërtimin e monumentit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në qytetin tonë të dashur Ulqin. Ky projekt nuk ka asgjë të përbashkët me heroin tonë kombëtar. Aty përulet madhështia e tij që duket më shumë si një karikaturë se përmendore. Historia kombëtare dhe ndërkombëtare e cilëson trimin tonë si njërin prej heronjëve më të përmendur të Evropës Mesjetare. Në periudhën prej një çerek shekulli iu dhanë nderimet dhe shpërblimet më të larta të Evropës. Prandaj një vizatim i tillë për shtyllën kryesore (pontifex maximus) të historisë sonë kombëtare nënçmon heroizmin, lavdinë, nderin dhe dinjitetin e këtij kolosi të lirisë kombëtare dhe evropiane. Për më shumë se 5 shekuj e gjysmë ky çlirimtar (liberator) nderohet dhe përkujtohet nga kombi shqiptar dhe më gjerë. Edhe shqiptaro-amerikanët e nderojnë Skënderbeun në mënyrë të veçantë, duke ngritur monumente dhe lapidarë në shumë qytete të këtij vendi. Këto nderime u realizuan nga Imzot Noli, Konica dhe patriotët tjerë shqiptarë të Shteteve të Bashkuara.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu jo vetëm që është krye heroi i popullit tonë por për shqiptarët në Mal të Zi ai është njëherit symbol i cili përfaqëson identitetin e tyre kulturorë e kombëtar, prandaj këtu qëndron rëndësia e ngritjes së përmendores së tij në formen më dinjitoze dhe të merituar edhe në qytetin e lashtë Iliro-Arbëror të Ulqinit.

Këto ditë shumë organizata, shoqata, fonde dhe fondacione shqiparo-amerikane ranë dakord që të reagojnë kundër vendosjes së atij lapidari në qytetin tonë historik Ulqin.

Zotëri të nderuar që prej kohës që u bë publik ky projekt në rrjetet sociale kemi shkëmbyer mendime dhe opinione të ndryshme për këtë çështje. Të gjitha organizatat e lartpërmendura njëzëri janë kundër një skulpëture të tillë. Nëse është fjala për probleme financiare shoqatat e lartpërmendura i marrin përsipër të gjitha shpenzimet për një monument madhështor ashtu siç është në qytetet tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Ju lutem të gjithëve e në veçanti kryetarit të Komunës së Ulqinit zoti Genci Nimanbegut t’i marrë parasysh kërkesat tona.

Shoqërisht dhe vëllazërisht ju përshëndesin kryetarët e këtyre fondeve dhe fondacioneve, bashkë me ta edhe shumë shqiptarë të diasporës amerikane.

Të nënshkruarit:

– Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL) – Agim Aliçkaj – Drejtor Ekzekutiv

– Shoqata Ulqini  – Xhemal Lanica – Kryetar

– Shoqata Kraja – Hysen Kraja – Kryetar

– Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe – Senad Lulanaj – Kryetar

– Shoqata Ana e Malit – Albert Salaj – Kryetar

– Jehona e Malësisë – Agron Dedivanaj – Kryetar

– Shoqata Plavë e Guci – Qazim Dedushaj – Kryetar

– Fondacioni Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” – Valdet Çobaj – Kryetar

– Fondacioni Dom Simon Filipaj – Tom Shkreli – Kryetar

1. Nikollë T. Lulgjuraj

2. Xheladin Zeneli

3. Gjekë Gjonlekaj

4. Cafo Boga

5. Esad Gjonbalaj

Tags: Ulqin
Previous Post

Serbia zhvillon stërvitje të përbashkëta ushtarake me Kinën, pavarësisht paralajmërimeve të BE-së dhe SHBA-së

Next Post

Miratohet propozim-ligji i deputetit Nikollë Camaj, në dobi të Komunës së Tuzit

Next Post
Miratohet propozim-ligji i deputetit Nikollë Camaj, në dobi të Komunës së Tuzit

Miratohet propozim-ligji i deputetit Nikollë Camaj, në dobi të Komunës së Tuzit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org