• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Gjergj Dedvukaj, antarë i Këshillit të Prindërve reagon ndaj deklaratës së Dukajt

12 Shtator, 2017
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Pas deklaratës së Marash Dukaj, drejtor i Drejtorisë për arsimin e pakicave, se nuk kishte dhënë përgjigje negative ndaj kërkesës së Këshillit të Prindërve të SHF “Mahmut Lekiq”, ka reaguar Gjergj Dedvukaj, anëtarë i Kshillit të prindërve.

Lexoni reagimin e plotë të Dedvukajt, dërguar në redaksinë tonë:

Z. Dukaj, pergjigjja e ministrisë për Ju me siguri mund të mos jetë negative por për mua dhe prindërit është shumë me shumë se jo negative, por Ju nuk jeni prind dhe veshtir ta kuptoni. Në njoftimin e djeshëm përmes telefonit , me kumtuat se ministria ska berë asgje përveç asaj që na e kishit deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Prindve, më 8 shtator 2017 ku thatë se drejtori ka leshur vendim edhe per një muaj për x lënden.

Z. Dukaj Ju ishit në atë mbledhje ku bëmë me dije se në shkresën derguar Ministrisë së arsimit kemi kërkuar që problemet të zgjidhen urgjentish dhe si afat kemi caktuar 11 shtatorin. Aty ishe kur unanimisht Këshilli i prindërve vendosëm që nese në këtë kërkesë tonën nuk fitojmë pergjigje pozitive, do të kerkojmë bojkot të mesimit. Dhe ashtu bëmë.

Pra, Z. Dukaj nëse i referohemi kësaj që thash më lart dhe asaj që ma kumtuat Ju përmes telefonit , për mua dhe Këshillin e prindërve është jo negative por shumë më e rëndë se aq. Z. Dukaj Ju thoni se pritja nuk eshtë pergjigje negative dhe me siguri nga pozicioni ku jeni skam dyshim se ju duket e tillë. Ju mund të prisnit edhe një muaj, dy,tre … apo edhe .. Por për mua si prind ora është e gjatë e jo muaji dhe ja pse?

Djali im vitin e kaluar me drejtohet me këto fjalë, citoj”Babi X lënda më është bërë ferr, shkolla po me bahet tmerr, të lutem ba diçka….” Në atë moment u ndieva shumë keq por disi gjeta fuqi dhe i thash “Të premtoj dhe të betohem se vitin tjetër do bëjmë cmos qe kjo mos të ndodhë më”.

Me siguri edhe Ju do të bënit të njëjtin premtim për fëmijën tuaj z Dukaj, por nuk jeni prind dhe se kuptoni. Por ne që e kuptojmë këtë nuk duam asgje tjetër por tua përmbushim këtë premtim fëmijëve tanë dhe shkollën mos tua bëjm ferr siç e kanë bërë dhe po mundohen ta bëjnë tash sa vite udhëheqësit e saj . Pra skemi asgje kunder askujt, sduam as lëmosh as të na falni asgjë, përveç asaj që na takon me ligj e kushtetutë për fëmijët tanë. Besoj se sinqerisht do ta kuptoni shqetsimin tonë dhe të na ndihmoni që këto probleme që shkollën po e kthejnë në tmerr, ti zgjidhni urgjentisht. Në të kundërtën , Ju premtoj se sdo lejmë gur pa luajtur deri në plotsimin e kërkesave tona edhe pse drejtoria po bënë presion që kjo mos të ndodhë.

Sinqerisht,
Gjergj Dedvukaj, anëtar i Këshillit të prindërve

Tags: Tuzdiskriminimin në arsim shqipGjergj DedvukajMalësiaMarash DukajShkolla Fillore "Mahmut Lekiq"
Previous Post

Marash Dukaj: Nuk kam dhanë përgjigje negative për kërkesën e prindërve

Next Post

Dukaj njofton: Problemet në IPSHF ”Mahmut Lekiq” në Tuz, rreth gjuhës italiane dhe angleze janë rregulluar

Next Post

Dukaj njofton: Problemet në IPSHF ”Mahmut Lekiq” në Tuz, rreth gjuhës italiane dhe angleze janë rregulluar

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org