• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 24 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Shpallet referendum mbi statusin e Malësisë

15 Maj, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Shpallet referendum mbi statusin e Malësisë
Share on FacebookShare on Twitter

Tuz, 15 maj – Çështja e statusit juridik të Malësisë, edhe në këtë fushatë paraelektorale ka nxjerrë në shesh parashikime të ndryshme të subjekteve që veprojnë në këtë mjedis.
Koalicioni rival, opozitë në Kuvendin e Komunës Urbane të Tuzit, i përbërë nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Boshnjake, të cilat ushtrojnë pushtetin qendror shtetëror, malësorëve u premtojnë referendum mbi komunën e plotë të Tuzit, nëse do të kenë përkrahjen e tyre në mandatin ardhshëm.
“Në këtë frymë, edhe ne e miratuam vendimin që më 8 gusht të këtij viti të organizojmë referendum mbi statusin e Malësisë,” deklaroi të shtunën kryetari i Iniciativës Qytetare, Vasel Sinishtaj, bartës i Listës së partive nacionale shqiptare në zgjedhjet lokale të 23 majit.
Të premten në Kuvendin e Komunës Urbane të Tuzit, këshilltarët e garniturës që kanë ushtruar qeverisjen në KU Tuz në katër vjetët e kaluar – të Lidhjes Demokratike, të Alternativës Shqiptare, të Inicativës Qytetare dhe të Partisë Popullore Socialiste, miratuan vendimin mbi shpalljen dhe organizimin e referendumit mbi themelimin e Komunës së Malësisë me qendër në Tuz, më 8 gusht.
Këshilltarët e opozitës nuk morën pjesë në këtë seancë të kuvëndit.
Sinishtaj shton se, sipas këtij vendimi, qytetarët do të përgjigjen në pyetjen – Jeni “për” apo “kundër” themelimit të Komunës së Malësisë. Vendimi do të publikohet në Gazetën zyrtare malazeze.
Në pyetjen nëse referendumi realizohet dhe rezultati është në favorin e subjekteve që kanë marrë këtë vendim, a do të anulohej nga Podgorica zyrtare, Sinishtaj përgjigjet se çdo veprim do të mbështetet në Kushtetutën malazeze dhe dokumentet ndërkombëtare.

KOMENTOJE

Previous Post

FDBK kërkon vetëvendosje për shqiptarët jashtë Kosovës e Shqipërisë

Next Post

U mbajt tribuna e koalicionit Për Tuzin Evropian në Tuz – VIDEO

Next Post
U mbajt tribuna e koalicionit Për Tuzin Evropian në Tuz – VIDEO

U mbajt tribuna e koalicionit Për Tuzin Evropian në Tuz - VIDEO

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org