• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Malësia e Madhe në rrezik

8 Nëntor, 2026
in Opinione/Editoriale, Headline
Malësia e Madhe në rrezik
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë historisë, krahina e Malësisë së Madhe u ka bërë ball me sukses rreziqeve të shumta dhe secilën herë i’a ka dal që të ruaj identitetin e vet kombëtar. Këtë më së miri e dëshmon fakti, se edhe pse e pushtuar në vitin 1479 nga Perandoria Osmane, megjithatë, i’a ka dal që të ruaj vetqeverisjen lokale, të cilën e fitoi fal rezistencës dhe kryengritjeve të shumta gjatë shekujve në vazhdim. Po ashtu, vlen të përmendet se është krahina, e cila, për herë të parë, që nga vdekja e kryeheroit shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ngriti flamurin kombëtar më 6 prill 1911 në Deçiq. Mirëpo, fatkeqësisht, edhe pse gjithë kohën luftoi për të mbetur brenda kufijve të shtetit shqiptar, nuk ia doli në tërësi, pasi që disa pjesë të saj (Trieshi dhe Koja e Kuçit) me vendimet e Kongresit të Berlint (1878) iu dorëzuan Malit të Zi, ndërsa, gjysma e Hotit dhe Gruda me vendimet e Konferencës së Londrës (1913) pësuan të njëjtin fat. Pjesët tjera të Malësisë si: gjysma e Hotit, Këlmendi, Kastrati, Shkreli, si edhe Rranxat e Malësisë së Madhe (Reçi, Lohja, Rrjolli, Grizha, Kopliku dhe Buza e Ujit) mbeten brenda kufijve administrativë të shtetit shqiptar. Gjatë shek. XX pati përpjekje për ribashkimin e Malësisë, në veçanti pas Luftës së Parë Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, mirëpo, deri me sot nuk ndryshoi asgjë.

Mbas Luftës së Dytë u hapën shkollat me mësim në gjuhën shqipe, ashtu që filloi edhe arsimimi i malësorëve, mirëpo, presioni politik si edhe varfëria e madhe ekonomike vazhduan të jenë prezente edhe gjatë regjimit komunist të Titos. Politika antishqiptare nuk pati të ndalur dhe u vazhdua me politikën e asimilimt dhe të largimit të shqiptarëve, si edhe zëvënëdësimin e tyre me popullësi joshqiptare. Këtë më së miri e vërejmë tek Rozhaja dhe Tivari, ku, pothuajse, banorët me shumicë janë asimiluar ose e kanë braktisur vendilindjen. Me fjalë tjera, kemi të bëjmë me një projekt që parashikon asimilimin, spastrimin, pastaj kolonizimin e viseve të banuara nga shqiptarët. Këtë sfidë e perjetoj dhe po e përjeton edhe Malësia e Madhe (pjesa në Mal të Zi), pasi që një pjesë (në veçanti një pjesë e banorëve të Tuzit) u asimiluan, ndërsa nga vitet ‘60 të shek. XX filloi edhe emigrimi i malësorëve, i cili, fatkeqësisht, vazhdon edhe sot e kësaj dite. Dmth Malësia u godit nga asimilimi dhe emirgrimi. Shumë është interesant fakti, se edhe pse organet kompentente të Jugosllavisë e dinin për emigrimin ilegal, megjithatë, nuk tentuan t’a ndalojnë, por, përkundrazi, përmes disa personave të vet edhe e nxitën. Megjithatë, emigrimi, sipas malësorëve,  mendohej të jetë i përkohshëm dhe pas një kohe, pasi që t’a rregullojnë gjendjen e tyre financiare, të kthehen sërish dhe t’a vazhdojnë jetën në Malësi. Mirëpo, fatkeqësisht kjo nuk nodhi. Përkundrazi, gjendja e mirë ekonomike e malësorve që jetuan në SHBA, ndikoi që gjatë viteve dhe dekadave në vazhdim të joshën edhe shumë të rinj dhe familjarë për të emigurar në shtetin e lartpërmendur dhe në këtë mënyrë filloi boshatisja e fshatrave të Malësisë. Situatën e përkeqësoi më shumë edhe lufta që shpërtheu në ish-Jugosllavi gjatë viteve ‘90 të she. XX. Të mërguarit i qëndruan afër Malësisë gjatë viteve të vështira, sidomos në mënyrë financiare, por ajo nuk mjaftoi që të parandalojë të rinjët, të cilët vazhduan t’a braktisin atdheun, ashtu që momentalisht kemi shumë më shumë malësorë të emigruar, sesa brenda atdheut.

Në ndërkohë, filloi edhe faza e fundit e projektit për çkombëtarizimin e Malësisë dhe është faza e kolonizimit të viseve shqiptare. Që nga fundi i shek. XX, në vendbanim e quajtur Dheu i Zi, në masë të madhe filloi dyndja e joshqiptarëve, e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite. Në fillim u vendosën vetëm në vendin e lartpërmendur, por më vonë filluan të zgjerohen edhe në vendbanimet tjera të Malësisë. Është interesant fakti se, malësorët më nuk po pyesin se kush është blerësi, por vetëm se kush ofron më shumë dhe nuk është problem se kujt i shitet prona. Nuk po mendohet se për pak të holla po i bëhet dëm atdheut dhe se dëmi do të jetë afatgjatë, pasi që shitja e pronave joshqiptarëve ndikon në ndryshimin demografik të vendit. Dikur, ishte zakon që brenda kufijve të fisit të caktuar, nuk mund të blente tokë banori i  një fisi tjetër dhe kjo e kishte anën e vet pozitive, pasi që në atë mënyre ruhej territori i fisit të caktuar. Ndërsa, sot kohët kanë ndryshuar. Mendoj se është koha e fundit të mendohet mirë dhe të vendoset se si duhet të jetë Malësia dhe çfarë karakterit kombëtar duhet të ketë. Fatkeqësisht nuk shoh ndonjë lëvizje në këtë drejtim. Por, është koha që të bëhet një strategji afatgjate për ruajtjen e truallit të Malësisë, para se të bëhet vonë. Një strategji në pajtim me ligjet ekzistuese dhe që shkon në favor të ruajtjes së identiteti shqiptar të Malësisë, andaj hapi i parë do të ishte, që t’u bëhet thirrje të gjithë atyre që duan të shesin pronë, të kenë shumë  kujdes se kujt ia shesin dhe shumë mirë të mendojnë se mos po veprojnë në dëm të Malësisë. Hapi i dytë do të ishte shqyrtimi i mundësisë për të riblerë pronat e shitura, pastaj do të ishte mirë që të mërguarit të mendojnë për t’u kthyer në atdhe etj. Patritoizmi nuk është vetëm ndonjë fjalim patriotik, ndonjë valvtije e flamurit kombëtar apo këndimi i ndonjë këngë patriotike, por veprimi për të mirën e vendit dhe ku ka veprim më të mirë sesa ruajtja e identitetit kombëtar të Malësisë së Madhe.

Në fund fare mund të them se Malësia e Madhe është në rrezik dhe është koha të ndërmerret ndonjë hap për t’a parandaluar këtë dukuri në mënyrë që mos të përkeqësohet gjendja edhe më shumë, ashtu që pas disa dekadash të dëgjohet thënia, sikurse për disa vendbanime të tjera, se në Malësi të Madhe (pjesën në Mal të Zi) jetonin banorët e saj shqiptarë të njohur me emrin malësorë.

Tags: Mark Junçaj
Previous Post

Shqipëria përtej fasadës: Një atdhe i bukur, por një jetë e vështirë për popullin

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org