• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 12 Shtator, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Mark Junçaj falënderon Malësinë: “Kur vihet në pikëpyetje e drejta dhe dinjiteti, dimë të bëhemi një”

12 Shtator, 2026
in Opinione/Editoriale, Headline
Përndjekja në arsim po vazhdon
Share on FacebookShare on Twitter

 Pas zhvillimeve të ditëve të fundit në SHMP “25 Maji” në Tuz dhe reagimit të gjerë të nxënësve, prindërve dhe qytetarëve, profesori Mark Junçaj ka reaguar me një mesazh falënderimi drejtuar Malësisë, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë gjatë kësaj periudhe.

Junçaj ka veçuar në mënyrë të posaçme nxënësit dhe ish-nxënësit e tij, duke i cilësuar si dëshmi të një ndërgjegjeje të shëndoshë qytetare dhe të qëndrimit për drejtësinë. Në mesazhin e tij, ai ka falënderuar gjithashtu prindërit, diasporën dhe të gjithë ata që ishin angazhuar për organizimin e protestës qytetare të paralajmëruar për 15 shtator.


Më poshtë, mesazhi i plotë i Mark Junçajt:


FALËNDERIM

E nderuara Malësi,

Ditëve të fundit, Malësia jo vetëm që e ka përcjellë me vëmendje situatën në të cilën u ndodha, por menjëherë, si një trup i vetëm, ka reaguar në mënyra të ndryshme. Kjo është dëshmia më e mirë se shqiptarët, kur e shohin se padrejtësia po mbizotëron, nuk rrinë duarkryq, por bashkohen dhe dinë t’i thonë NDAL!

Ndoshta dikush, qoftë shqiptar apo jo, ka menduar se malësorët nuk janë pasardhës të denjë të atyre burrave që nuk e kanë kursyer as jetën për lirinë, jo vetëm të Malësisë, por edhe të kombit tonë. Por, veprimet e këtyre ditëve dëshmuan se e ka pasur shumë gabim. Sepse, siç thotë fjala e urtë: “Gjaku nuk bëhet ujë.”

Malësia edhe njëherë tregoi se mund të jetë e vogël në numër, por e madhe në zemër, sepse kur vihet në pikëpyetje e drejta dhe dinjiteti, dimë të bëhemi një.

Jam jashtëzakonisht krenar me të gjithë ju. Nuk do të përmend askënd veçmas, sepse lista është e gjatë dhe secili prej jush meriton falënderimin dhe mirënjohjen time. Megjithatë, nuk mundem pa veçuar në mënyrë të veçantë nxënësit e SHMP “25 Maji”, si dhe ish-nxënësit e mi, të cilët kam fatin t’u jap dhe kam pasur nderin t’u jap mësim.

Jam shumë krenar me ju të gjithë dhe ndihem i nderuar që ju kam pasur dhe ju kam ende në bankat shkollore. Ju nuk jeni vetëm nxënësit e mi, sepse me qëndrimin tuaj këto ditë dëshmuat se jeni edhe bartës të një ndërgjegjeje të shëndoshë qytetare dhe të një dashurie të madhe për drejtësinë.

Me këtë rast, nuk dua të zgjatem shumë me shkrimin, por dua t’ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë të gjithëve ju që më keni mbështetur gjatë këtyre ditëve, si edhe më herët.

Falënderoj të gjithë Malësinë, si në vendlindje, ashtu edhe në diasporë. Falënderoj edhe të gjithë ata që më kanë mbështetur nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.

Por, në veçanti falënderoj nxënësit dhe ish-nxënësit, së bashku me prindërit e tyre, sepse, edhe të rinj në moshë, kanë dëshmuar se dinë të jenë të vendosur dhe të luftojnë për drejtësinë. Rinia e Malësisë janë një shpresë e bukur për vendlindjen tonë.

Po ashtu, falënderoj edhe ata të cilët janë angazhuar me organizimin e protestës qytetare, si edhe për të gjithë ata, të cilët kanë qenë të gatshëm të marrin pjesë në të, e cila ishte paraparë të mbahej më 15 shtator.

U kërkoj ndjesë publike të gjithë atyre që nuk kam arritur t’u përgjigjem apo lajmërohem gjatë këtyre ditëve, sepse thirrjet dhe mesazhet kanë qenë të shumta.

Në fund fare, Malësia duhet të vazhdojë të jetë kompakte, e bashkuar dhe krenare. Të mos përkulet kurrë përballë furtunave dhe padrejtësive, por çdo herë të qëndrojë kryelartë dhe me dinjitet.

Kemi trashëguar nga të parët tanë jo vetëm emrin dhe gjakun, por edhe detyrimin për ta mbrojtur dinjitetin, të drejtën dhe të ardhmen e vendit. Të gjithë e kemi për detyrë të japim kontribut për të mirën e Malësisë, andaj, unë premtoj se do të vazhdoj, aq sa mundem dhe di, të jap kontributin tim për të mirën e vendit.

Edhe njëherë, faleminderit të gjithëve!

Rrnoftë Malësia e Madhe!

P. S. Nxënës të nderuar, shihemi shumë shpejt në bankat shkollore.

Me respekt,

Mark Junçaj

Tags: Mark JunçajShkolla e mesme 25 Maji
Previous Post

Pas protestave të nxënësve, jep dorëheqjen drejtori i shkollës së mesme “25 Maji” në Tuz

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org