• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 14 Korrik, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

 Proskripcioni në arsim – Shkruan: Mark Junçaj

14 Korrik, 2026
in Opinione/Editoriale, Headline
 Proskripcioni në arsim – Shkruan: Mark Junçaj
Share on FacebookShare on Twitter

Në kohën e Romës antike, në veçanti nga koha e Kornelie Sules dhe më pas, kanë qenë të njohura proskripcionet (lat. proscripturio – përndjekje) osendryshe mund t’a quajmë edhe lista e zezë. Në këtë rast e kanë pësuar keq të gjithë ata të cilët janë trajtuar si kundërshtarë apo kundërshtarë potencial. Kjo praktikë e vendosur para më se dy mijë viteve, ka vazhduar gjatëgjithë historisë dhe nuk është ç’rrënjosur kurrë. Të gjithë sunduesit, në veçanti ata laikë, zhdukjen e atyre që kanëmenduar ndryshe e kanë parë si mënyrë për të ruajtur pushtetin, pasi që për t’a vetëm ruajtja e fronit kishte rëndësi. Kjo mënyrë e të menduarit të sunduesve ka pasur shumë sukses sidomos në vendet ballkanike, pasi që, duket se nuk kanë qenë dhe nuk janë në gjendje të pranojnë mendimin ndryshe, si dhe mospajtimin me vendimet e caktuara.

Mirëpo, çka është edhe më keq, kjo praktikë nuk ka qenë vetëm karakteristikë e diktatorëve dhe sundimtarëve gjakpirës, shpesh edhe me karakteristika psikopatie, por ka depertuar edhe tek institucionet e ndryshme, duke përfshirë, fatkeqësisht, edhe sistemin edukativo-arsimor. Sistemi edukativo-arsimor duhet të jetë vend, ku do të duhet të punojnë dhe drejtojnë vetëm profesionalistët dhe jo njerëzit që vuajnë nga komplekset e ndryshme. Mirëpo, një pjesë e njerëzve “të arsimuar”, medioker, profesionalisht të papergatitur, perfundojnë ndonjë“fakultet” me një sukses që lën hapësirë për të dyshuar, por që u lejon të marrin ndonjë copë letër, që fatkeqësisht quhet diplomë dhe në tregun e lirë e të pakontrolluar nga institucionet kompetente, kalon si ajo diploma e atij, qëështë djerësitur të vijë deri tek ajo. Çka është edhe më keq, shpesh ndodh që këta me atë copë letre (“diplomë”), i’a nxënë vendin atij që e meriton. Mirëpo, fatkeqësia e shoqërisë shqiptare nuk mbaron me kaq, pasi që të njëjtitkanë edhe ambicie që të bëhen “dikush”, sepse nisën nga mendimi se nëse emërohën në krye të ndonjë institucioni janë bërë një personalitet i rëndësishëm në mjedisin e vet. Për të arritur qëllimin, shpesh janë te gatshëm që tëbëjnë tregti të ndryshme, në veçanti me partitë politike, ashtu që pranojnë të bëhen edhe militant të tyre, me të vetmin qëllim që të realizojnë ëndrrën e tyre shumëvjeçare, e në rastin e institucioneve edukativo-arsimore, që të arrijnë deri te kolltuku i drejtorit të shkollës. Fatkeqësisht, kur arrijnë në postin eshumëdëshiruar, fillojne larjen e hesapeve me ata, tëcilët, i konsiderojnë armiq, dhe çka është edhe më keq, shpesh duke u thirrur në një farë drejtësie, e cila,gjithëçka është, por vetëm drejtësi jo. Duke pas mbështetjen e partive shqiptare apo të ndonjë partie tjetër, të cilës i shërbejnë si militant dhe nga të cilët kanëpremtimin se “nuk mund t’u bëjë askush asgjë”, atëherë,pasi që nuk kanë vlera morale, duke u thirrur në ligj, tëparët e shkelin ligjin herë mbas here, çka e dëshmojnë rastet e ndryshme, sidomos inspektimet e shumta dhe rastet gjyqësore, të cilat tregojne se ligji dhe rregullat janë shkelur nga ai, i cili e drejton institucionin. Mirëpo,situata nuk ndryshon, pasi që drejtuesi mendon se ka tëdrejtë, ndër të tjera edhe të shkel ligjet dhe rregullat e ndryshme, sepse ndoshta i duket vetja si ndonje perandor apo sulltan, i cili nuk gabon dhe nuk mund të ekzistoj mundesia që e ka shkelur ligjin, por inspektorët dhe gjyqtaret kanë gabuar, pasi që vetë drejtuesi thirret në ligj. Shtrohet pyetja se si mund të drejtohet njëinstitucion edukativo-arsimor nga një individ, i cili punën e bazon në inatet personale dhe pozitën e sheh si mundësi për të fituar autoritet duke ushtruar dhunë psiqike, si edhe, në fund të përdor proskripcionin, në mënyrë që të kënaq egon dhe të shëroj komplekset e veta? A thua institucionet publike janë pronë private, që dikujt ia ka la në trashëgimi gjyshi apo janë e mirë kolektive? Po, partia politike që e emëron dhe e mbron një person të tillë nëkrye të një institucioni, a e ka vendosur për t’a shkatërruar apo për të ndikuar në përmirësimin e tij? Me sjelljen dhe mbështetjen pa kushte, a thua për partitëpolitike arsimi nuk ka rëndësi fare?

Duhet potencuar se arsimi edhe kështu ka probleme të shumta, duke fillluar nga rënia e interesimit të nxënëxve për mësim, pastaj mospërkushtimi i mësimdhënësve deri tek diplomat falco, përzierja e politikës në arsim etj. Por, nëse nuk veprohet dhe nuk u vihet frëni dukurive negative, gjendja në arsim nuk do të ndryshoj dhe do të vazhdoj rënien e lirë,  ashtu që shoqërisë, në këtë rast asaj shqiptare në Mal të Zi, i dergohet një mesazh ishemtuar: “Nuk ka rëndësi dija, nuk ka rëndësi atdhedashuria, nuk ka rendesi përkushtimi, nuk ka rëndësi vlera, por rëndësi ka vetëm bindshmeria ndaj padronit politik dhe se në institucionet edukativo-arsimore drejtori mund të ketë rolin e diktatorit qëzbaton proskripcion.”

Tags: Mark Junçaj
Previous Post

Kolë Ivanaj paralajmëron kandidimin për Kryetar të Komunës së Tuzit: “Rrogën time do ta dhuroj për popullin”

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org