• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 19 Maj, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Protestë masive në Shkup për gjuhën shqipe, raportohen arrestime dhe bllokim i studentëve nga Tirana

18 Maj, 2026
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Protestë masive në Shkup për gjuhën shqipe, raportohen arrestime dhe bllokim i studentëve nga Tirana
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur sot në Shkup në një protestë të organizuar në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Protesta po zhvillohet në qendër të kryeqytetit mes tensioneve të shtuara dhe pranisë së madhe të forcave policore.

Këtyre protestave i janë bashkuar dhe studentët shqiptarë nga Kosova, ndërsa ata nga Shqipëria vijojnë të jenë të bllokuar.

Sipas raportimeve të fundit nga terreni, të paktën tre studentë shqiptarë janë arrestuar nga policia maqedonase gjatë protestës. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të arrestimeve, ndërsa protestuesit kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Ndërkohë, studentët shqiptarë që ishin nisur nga Tirana për t’iu bashkuar protestës në Shkup, janë ndaluar në kufi nga autoritetet maqedonase. Sipas informacioneve paraprake, ata janë penguar të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe janë kthyer në drejtim të Kumanovës.

Protestuesit kanë deklaruar se tubimi synon mbrojtjen e përdorimit dhe statusit të gjuhës shqipe, duke e cilësuar atë si një të drejtë themelore të shqiptarëve në vend. Ata kanë bërë thirrje për barazi, respektim të marrëveshjeve ekzistuese dhe ndaljen e çdo forme diskriminimi ndaj komunitetit shqiptar.

Situata në Shkup mbetet e tensionuar, ndërsa pritet reagimi zyrtar i autoriteteve maqedonase lidhur me arrestimet dhe bllokimin e studentëve në kufi.

/MALESIA.ORG/

Tags: Maqedonia e VeriutShqiptarët protestojnë
Previous Post

Pse u pengon flamuri shqiptar në Tuz!?

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org