Qendra Kulturore-Informative “Malësia” në Tuz është rikthyer në funksion pas rikonstruksionit. Ndër risitë më të rëndësishme që pritet të konkretizohen së shpejti është funksionalizimi i kinemasë brenda këtij institucioni.
Pas rreth një viti punimesh, objekti është rihapur me kushte të përmirësuara infrastrukturore.
Sipas regjisorit të programeve, Idriz Gjokaj, kinemaja mbetet një ndër projektet kryesore në përgatitje.
“E veçanta do të jetë kinemaja, për të cilën jemi duke u bërë gati dhe do të ketë filma nga rajoni dhe më gjerë”, është shprehur ai.
Funksionalizimi i kinemasë pritet të pasurojë ofertën kulturore dhe të rrisë interesimin e publikut për aktivitetet artistike.
/MALESIA.ORG/


