• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 29 Prill, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Komuna e Tuzit mirëpriti aktivistët rinor nga Ulqini dhe Tuzi në një seancë të veçantë

29 Prill, 2026
in Lajme, Headline
Komuna e Tuzit mirëpriti aktivistët rinor nga Ulqini dhe Tuzi në një seancë të veçantë
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna e Tuzit priti sot gjimnazistët nga Tuzi dhe Ulqini në një takim të veçantë, duke krijuar një hapësirë të hapur për dialog dhe bashkëbisedim me të rinjtë. Takimi u zhvillua në kuadër të projektit “Të rinjtë liderë – nga ideja tek ndikimi”, të cilin e zbaton OJQ “Horizonti i Ri” me mbështetjen e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë të Malit të Zi. Projekti synon nxitjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në vendimmarrje, fuqizimin e kompetencave rinore dhe hartimin e politikave që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme.

Në hapje të aktivitetit, nënkryetari i Komunës së Tuzit, z. Fisnik Gjokaj, theksoi përkushtimin e vetëqeverisjes lokale për të bashkëpunuar dhe për t’u përfshirë në projekte që iu dedikohen të rinjve.

Sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, znj. Marina Ujkaj, prezantoi politikat rinore dhe përpjekjet konkrete të Komunës së Tuzit për përfshirjen e të rinjve në proceset shoqërore, duke ndarë edhe sfidat që hasen në praktikë.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike, z. Naim Gjokaj, ndau pikëpamjet e tij mbi mundësitë që kanë të rinjtë për t’u përfshirë në jetën publike dhe për të ndërtuar një karrierë të suksesshme, duke i inkurajuar ata të jenë aktivë në proceset inovative e zhvillimore.

Në vijim, përfaqësuesja e Zyrës Nacionale të Erasmus+ në Mal të Zi, znj. Rina Muhaj, ndau përvojën e saj në projekte dhe iniciativa rinore, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes aktive të të rinjve në programe ndërkombëtare. Ajo veçoi përfitimet e këtyre programeve, si zhvillimi i aftësive profesionale e personale, zgjerimi i rrjeteve ndërkombëtare dhe mundësitë konkrete për angazhim në projekte që kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit.

Të pranishmëve iu drejtuan edhe drejtori i shkollës së mesme “25 Maji” nga Tuzi, z. Sehad Lulanaj, si dhe ndihmësdrejtori i shkollës së mesme “Vëllazërim-Bashkim” nga Ulqini, z. Kujtim Suka, të cilët inkurajuan të rinjtë të përfshihen sa më shumë në programe që i fuqizojnë për t’u përballur me sfidat e integrimit.

Takimi u bë edhe më interaktiv përmes pyetjeve të drejtpërdrejta që të rinjtë parashtrojnë për zyrtarët publik, duke marrë informacione të detajuara mbi temat e trajtuara dhe duke e bërë këtë seancë një përvojë të dobishme për ta.

Previous Post

Motra Smila (Palinë) Micakaj, Murgeshë që nuk u përkul në kohë stuhish

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org