Është ndarë nga jeta akademiku dhe një nga figurat më të njohura intelektuale shqiptare, Rexhep Qosja.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga familja, ndërsa bëhet e ditur se varrimi është kryer në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e rrethit të ngushtë familjar, sipas dëshirës së vetë të ndjerit.
Sipas njoftimit, familja ka kërkuar respektimin e privatësisë dhe ka bërë të ditur se nuk do të organizohen homazhe apo ceremoni pritjeje dhe nuk do të ketë pjesëmarrje në organizime institucionale.
Vdekja e Qosjes konsiderohet një humbje e madhe për kulturën dhe jetën akademike shqiptare, ndërsa reagime të shumta kanë ardhur nga personalitete dhe institucione në Kosovë dhe më gjerë.
Rexhep Qosja ishte një ndër intelektualët më të spikatur shqiptarë, me një kontribut të madh në letërsi, kritikë dhe mendim shoqëror për dekada me radhë.


