Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” ka bërë të ditur nisjen e organizimit të Ansamblit Folklorik “Malësia e Madhe” në shtetin e Michiganit, me qëllim ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e folklorit dhe kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë nismë janë të ftuar të gjithë instrumentalistët e çiftelisë, bilbilit, fyellit, lahutës dhe sharkisë, si dhe këngëtarët dhe dashamirësit e folklorit shqiptar nga komuniteti shqiptar në Michigan.
Takimi organizues do të mbahet më 26 janar 2026, në orën 7:00 të mbrëmjes, në zyrën e Shoqatës “Malësia e Madhe”, në adresën:
39573 Mound Rd, Sterling Heights, MI 48310.
Shoqata fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në këtë projekt kulturor, i cili synon të mbajë gjallë trashëgiminë kombëtare shqiptare në diasporë.
/MALESIA.ORG/


