• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Kur kreu i shtetit dekoron kryedjallin

7 Nëntor, 2025
in Opinione/Editoriale, Headline
Kur kreu i shtetit dekoron kryedjallin
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Hajrullah Koliqi

Nga media mësuam se kreu i Malit të Zi, Jakov Millatoviq dekoroi ish-mitropolitin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfillohije Radoviq (post-mortem), me urdhrin më të lartë shtetëror (“Orden Crne Gore”), në ceremoninë solemne, më 24 tetor 2025, me rastin e pesëvjetorit të vdekjes së tij. Sipas ligjit, kjo dekoratë u jepet mbretërve e presidentëve të shteteve ose udhëheqësve të shquar ndërkombëtarë.


Sipas Millatoviqit, një personalitet i tillë me përmasa ndërkombëtare na qenka edhe Mitropoliti Amfillohije, në radhë të parë, për kontributin e tij për “ruajtjen e traditës shpirtërore, ndërtimin e paqes shoqërore në çastet më të ndjeshme të historisë sonë bashkëkohore, si dhe për rolin e tij për ngritjen e autoritetit ndërkombëtar të vendit tonë” (Malit të Zi). Madje, ish-kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, atë e vlerësoi si “njërin nga më të mëdhenjtë ndër ne në këtë shekull”.
Mitropolitin Amfillohije, Presidenti Millatoviq dhe të tjerë, mund ta dekorojnë dhe vlerësojnë edhe si martir apo shenjtor, por për mua ai ishte një kryedjall dhe antikrisht i thekur, për çka dëshmojnë (sjellim në vëmendje) edhe këto fakte:
Në vitet e nëntëdhjeta të shek. XX, Amfillohije Radoviqi ishte njëri nga frymëzuesit dhe aktivistët më të spikatur të nacionalizmit e hegjemonizmit serbomadh dhe njëri nga luftënxitësit më në zë në ish-Jugosllavi në “mbrojtje të çështjes serbe”, përkatësisht të bashkimit të të gjitha trevave ku jetojnë serbët. Ai ishte frymëzues dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelëve më gjakatarë serbë, përkatësisht i kriminelit famëkeq Zhelko Razhnatoviq – Arkan dhe njësitit paramilitar të tij “Tigrovi”, të cilët edhe i gostiti në manastirin e Cetinës; me kriminelin e luftës Radovan Karaxhiqin, të cilin, për t’iu shmangur Gjyqit të Hagës, e strehoi në manastiret ortodokse serbe në Mal të Zi, që ishin nën administrimin e tij. Amfillohije Radoviqi ishte shumë i afërt edhe me ish-kryetarin e Jugosllavisë, përkatësisht me “kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq dhe me familjen e tij, pastaj me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq etj., të cilët i udhëzonte se si duhet mbrojtur “Srpska pokrajina” (Kosova).
Militanti Amfillohije Radoviq nuk luftoi me pushkë, por me kryqin e tij në dorë dhe me fjalën e Zotit në gojë!, i lutej atij (Zotit) për “Tigrat” e Arkanit dhe ushtarët e tjerë serbë që luftonin për Serbinë e madhe. Ky kleronacionalist me damkë sorollatej edhe në vija të frontit, për t’iu dhënë kurajo pushtuesve hegjemonistë serbë. Ai vizitoi edhe njësitet e ushtrisë malazeze, rreth Dubrovnikut, që synonin ta pushtonin atë.
Jam i bindur se Presidenti Millatoviq nuk ka harruar se Amfillohije Radoviqi ishte ndër kundërshtarët më të mëdhenj të autoqefalisë së Kishës Ortodokse Malazeze, se ai ishte kundër mëvetësisë së kombit malazez, kundër pavarësisë së Malit të Zi si shtet, kundër anëtarësimit të tij në NATO, kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, njohjen e së cilës e cilësoi “tradhti” (izdaja) etj.


Ky klerik përbindësh serb, në funksion të hegjemonizmit serbo-ortodoks, u mor me punën e djallit edhe në trevat shqiptare. Nga viti 1991, ai ishte emëruar edhe “mitropolit i Shkodrës” (mitropolit skenderijski) dhe “egzark i fronit të klerikëve të Pejës” (egzarh sveštenog trona pećkog). Amfillohije Radoviqi ishte ideator dhe organizator i shpërfytyrimit të Rumisë së shenjtë (ikumenike), duke e serbizuar atë me kishën “Sveta Trojica” në maje të saj. Ai uzurpoi dhe shuguroi (serbizoi) edhe gërmadhat e Kishës së Krajës, gërmadhat e kishave në liqenin e Shkodrës etj. Ai “pagëzoi rreth katërqind emigrantë nga Shqipëria Veriore”, në funksion të politikës hegjemoniste serbe. Livadhisi, madje edhe ilegalisht në rrethinat e Shkodrës (brenda territorit politik shqiptar), gjoja për të kërkuar eshtrat e ushtarëve serbë të rënë gjatë luftërave pushtuese ballkanike. Në nderim të tyre, në Gajtan të Shkodrës u ngrit edhe përmendorja ushtarake serbe! Më parë u formua shoqata serbe “Moraça-Rozafa” etj. Mitropliti Amfillohije u angazhua personalisht për sjelljen e eshtrave të Gjon Vladimirit nga Shqipëria, ku u ruajtën shekuj me radhë, në manastirin e sapongritur në Tivarin e Ri etj.
Në vend të përfundimit, natyrshëm shtrohet pyetja: Çka e motivoi realisht kreun e Malit të Zi, Jakov Millatoviq, për ta dekoruar kryedjallin klerofashist serb Amfillohije Radoviq, me urdhin më të lartë shtetëror? Përgjigjet mund të jenë të ndryshme, por sipas mendimit tim, dy janë më kryesore: ose vetë Millatoviqi është ithtar e nxënës i Amfillohije Radoviqit, ose shteti i Malit të Zi është i robëruar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe forcat politike proserbe në vend.

Tags: Hajrullah KoliqiJakov MillatoviqAmfilohije
Previous Post

Forumi Shqiptar kërkon përfaqësim të garantuar për shqiptarët në Kuvendin e Malit të Zi

Next Post

Të rinjtë nga Lugina e Preshevës vizitojnë Ulqinin dhe Malësinë

Next Post
Të rinjtë nga Lugina e Preshevës vizitojnë Ulqinin dhe Malësinë

Të rinjtë nga Lugina e Preshevës vizitojnë Ulqinin dhe Malësinë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org